Sa i rëndësishëm është networking?

$hrek

Well-known member
Njoh shumë njerëz që drejtojnë apo manaxhojnë biznese, të cilët një pjesë të madhe të kohës e kalojnë duke u marrë me networking: ndjekin evente, përfshihen me shoqata apo organizata të ndryshme, organizojnë mbledhje ose thjesht takojnë shumë njerëz të fushës së tyre edhe pse fillimisht nuk kanë ndonjë interes direkt për të bashkëpunuar. Nuk po flas për ata që e kanë si punë organizimin e eventeve, po për njerëz të biznesit që i shohin si të rëndësishme lidhjen dhe njohjen me njerëz të tjerë.

Më përpara, kur isha i punësuar, i ndiqja dhe unë këto eventet dhe të them të drejtën më kanë ndihmuar shumë edhe pse fillimisht nuk më dukej si një gjë shumë e dobishme. Tani që po drejtoj kompaninë time, nuk kam patur më kohë të merrem me gjëra të tjera jashtë punës, dhe doja të dija nëse mendoni që networking është mjaftueshëm i rëndësishëm për t'u marrë me të duke lënë disa detyra të tjera të punës mënjanë.
 

Drishti

Well-known member
Networking eshte me i rendesishem nga sa kujtojne njerezit. Shumicen e punonjesve, bashkepunetoreve dhe klienteve, i kam gjetur duke ndjekur organizime dhe evente te ndryshme. Eshte e vertete qe te merr shume kohe, dhe shumica e njerezve qe takon nuk eshte se do te te sjelli ndonje dobi. Po per mendimin tim, ia vlen t'i kushtosh kohe. Nuk eshte e thene qe ne takimin e pare qe do kesh, do gjesh bashkepunetorin apo klientin ideal, por te pakten krijon nje liste kontaktesh, qe nuk i dihet kur mund te te duhen.

Me ndodh shpesh qe pas nja dy oresh ne kafe me disa njerez qe nuk kane lidhje me biznesin tim, them harxhova gjithe kete kohe kot, por pastaj pas disa muajsh me duhet t'i kontaktoj per ndonje ndihme qe me duhet ose me kontaktojne ata per ndonje bashkepunim. Thjesht duhet te gjesh kohen per t'u marre, sepse per mendimin tim ia vlen te njohesh sa me shume njerez.
 
Asnjëherë nuk është shumë herët, ose tepër vonë, për networking, prandaj koha më e mirë është tani që ti e ke sjell ndërmend dhe e ke kuptuar pak a shumë që ka qenë element i rëndësishëm në jetën tënde. Një shprehje thotë: "gabimi më i keq që mund të bësh në networking është të mos e provosh."
Prandaj, gjej kohën!
 

Dhurata

Well-known member
Fokusohu te biznesi më mirë, nuk ka ç'të duhet në këtë fazë networking. Kush do të bashkëpunojë do e gjejë mënyrën nuk ke pse të shkosh në evente, shoqata etj.
 

rashomon

Well-known member
Ka punë që varen shumë nga networking dhe ia vlen të investosh kohë. Por them se më tepër varet nga njeriu. Vetë për shembull nuk më pëlqen të merrem me networking, përveç se kur është shumë e domosdoshme. Njerëz të tjerë që njoh e kanë me shumë pasion dhe u pëlqen të takojnë njerëz të rinj.

Ideja është të shfrytëzosh aftësitë që ke. Nëse ke aftësi në profesion dhe të pëlqen të merresh me të, atëherë vazhdo rri në zyrë dhe jep më të mirën aty. Nëse ke aftësi sociale dhe të pëlqen të bisedosh me njerëz apo të ndjekësh evente, atëherë shfrytëzoje dhe fokusohu në networking.
 

alkimisti

Well-known member
Njerezit mendojne qe networking eshte overrated, por mua me duket qe eshte underrated. Nuk ecen shume perpara nese shoqerohesh gjithmone me te njejtit njerez. Ndoshta networking nuk eshte thelbesor per ekzistencen e kompanise apo karrieres se nje individi, por eshte thelbesor per suksesin e tyre. Dmth mund te gjesh kliente, punedhenes apo bashkepunetore edhe pa u marre me networking, por ata mund te mos jene me te miret qe mund te gjesh. Per vete me ka ndodhur qe kam zbuluar mundesi biznesi qe nuk do t'i kisha marre vesh nese s'do te isha lidhur me njerez te caktuar. Gjithsesi, nese je njeri qe nuk te jepet per kete pune, do te te sjelle me shume stres dhe humbje kohe, se sa dobi.
 

ervis

Member
doja të dija nëse mendoni që networking është mjaftueshëm i rëndësishëm për t'u marrë me të duke lënë disa detyra të tjera të punës mënjanë.
Llogarit cila te jep me shume fitime, njohjet qe do te besh apo puna aktuale qe ben, dhe vendos. Mua me pelqen networking, por jam marre me te gjithmone jashte pune, duke sakrifikuar kohen e lire, jo kohen qe jam ne pune. Dhe mesa kam vene re shumica e njerezve kete bejne, sepse ne shume raste keto njohjet jane me teper humbje kohe. Qellon nje here ne disa kohe, nje rast shume i mire qe e ke zbuluar ne networking, por eshte me teper si pune fati.
 
Top