Sa duhet të këmbëngulësh me klientët potencialë?

name of the rose

Well-known member
Në kohën që bizneset ishin të mbyllura për shkak të pandemisë, u përqendrova te gjetja e klientëve të rinj. Shumica më thanë t'i kontaktoja në një moment tjetër, sepse nuk ishin të gatshëm të bashkëpunonin për shkak të situatës. I kontaktova përsëri së fundmi, por më kanë kthyer të njëjtën përgjigje.

A është e bezdisshme të kontaktosh shumë herë një klient potencial? Kur duhet të këmbëgulësh dhe kur duhet ta heqësh nga lista e klientëve të mundshëm?
 

jubei

Well-known member
Personalisht ndjek metodën "one and done". Por kam dëgjuar dhe histori suksesi pas shumë bezdisje. Varet nga personi të cilin po kontakton.
 

alkimisti

Well-known member
Varet nga personi, gjithashtu varet edhe sa kohe ke. Nese ke kohe mjaftueshem per t'u marre dhe me njerez qe nuk duken shume te interesuar, vazhdo t'i kontaktosh. Per sa kohe tregon etike dhe seriozitet, nuk ka pse te bezdisen aq sa t'i humbesh si klient. Edhe po te thane mos t'i kontaktosh me, gjithsesi ai klient i humbur ishte, keshtu qe mund te kalosh te te tjeret.

Per mendimin tim, duhet te kembengulesh, sidomos nese punon B2B, sepse keta njerez jane te zene dhe ndoshta edhe thjesht kane harruar. Gjithsesi, kjo vlen vetem nese po merresh vetem me shitje dhe nuk ke pune tjeter ne dore. Kur ke gjera te tjera per te bere, eshte kosto e madhe te merresh per nje kohe te gjate dhe te fitosh nje klient qe e ka me dy mendje.
 

krista

Well-known member
Zakonisht dallohet kur dikush nuk eshte i interesuar dhe te thote kot qe eshte moment i papershtatshem. Me mire perqendrohu te ata qe kane disi interes. Te marresh perdite ne telefon dike apo te cosh emaile pa fund, eshte humbje kohe dhe mungese serioziteti. Kontaktoji here pas here per t'i perditesuar per produktet dhe sherbimet qe ofron, por mos harxho tere energjite dhe kohen per te fituar kliente te painteresuar.
 
Top