Sa domain-e me duhet te blej?

stark

Well-known member
Nese dua te kem nje website dhe kam vendosur per emrin, per shembull produktestark.al, a mjafton te blej vetem kete domain apo me keshilloni te blej dhe variante te tjera te ngjashme te emrit? Nuk dua qe dikush tjeter te hape nje website me emer te ngjashem per shembull starkprodukte.al apo produktetstark.al, dhe te perfitoje ne te ardhmen. Gjithashtu, nese dikush shkruan gabim emrin e website-t, dua qe te behet redirect te website-i i vertete.

Shembulli qe dhashe produktestark.al eshte thjesht nje shembull, jo emri i domain-it qe kam menduar. Emri i vertete permban fjale me te pergjithshme dhe ka shume variante.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Bli vetëm një domain. Nëse je kompani e madhe me miliona vizita atëherë ia vlen të mbash domaine me gabime drejtshkrimore, ndryshe nuk besoj.

Për sa i përket që dikush të regjistrojë domain të ngjashëm, askush nuk ka të drejtë të hiqet sikur është kompania jote. Nqs e bëjnë këtë, është e jashtligjshme. Por nqs thjesht shesin produktet e tua pa pretenduar se janë vetë kompania, nuk shoh problem madje duhen falenderuar.
 

alkimisti

Well-known member
Edhe une mendoj qe ia vlen te blihen disa domain-e vetem ne raste shume specifike dhe kur ke kompani te madhe.

Nga ana tjeter, nuk me duket ide e mire te kesh nje emer domain-i qe nuk mbahet mend kollaj nga perdoruesit. Sigurohu qe qe te kesh nje emer domain-i per te cilin nuk ke nevoje te vrasesh mendjen qe do te ngaterrohet. Per shembullin qe ke dhene, do te thoja qe stark.al eshte nje emer me i mire dhe nuk ka nevoje per ate fjalen produkte.
 
Top