Rritje ne detyre dhe ulje rroge

mandala

Well-known member
E di qe titulli tingellon kontradiktor, sepse edhe situata ashtu ishte per mua.
Nje koleg ne pozicion me te larte se une dha doreheqjen dhe vendi i tij m'u besua mua. Ne fillim u entuziasmova nga ky "fat i papritur", por kur eprori po me shpjegonte detyren, pergjegjesite e reja dhe pagen, kuptova qe do paguhesha me pak. Ai po mundohej te me bindte me faktin qe do kem edhe komisione shtese ne baze te perfomances se kompanise dhe u ndje i fyer kur pa ngurrimin tim. Madje tha qe nese nuk pranoja propozimin, do t'i duhej te me pushonte nga puna.
Nuk dua te mbetem pa pune, por as nuk jam e bindur nese duhet ta bej kete levizje. Si te veproj?
 

stark

Well-known member
Me mire te lesh punen, rroga vjen duke u ngritur jo duke u ulur. Nuk mendoj se e ka me te vertete per te te pushuar, thjesht po te ben presion
 

alkimisti

Well-known member
Ai po mundohej te me bindte me faktin qe do kem edhe komisione shtese ne baze te perfomances se kompanise dhe u ndje i fyer kur pa ngurrimin tim.
Jane thjesht metoda per te te vene ne pozite qe te pranosh pozicionin. Kembengul qe te kesh te njejten rroge, pavaresisht komisioneve. Nje punonjes sapo ka dhene doreheqjen, keshtu qe nuk mund te pushojne edhe nje tjeter. Do te kishte qene ndryshe sikur ta kishin pushuar ata.

Megjithate, nese je shume ne nevoje per punen dhe nuk mund ta lesh, jam dakort me @understudy , pranoje dhe fillo te kerkosh per nje tjeter.
 

Waldo

Well-known member
Nisur vetem nga kjo fjali, une do te sugjeroja ta pranoje detyren nese nuk deshiron te jesh pa pune dhe nderkohe te nisje te kerkoje pune tjeter.
Jam plotesisht kunder ketij sugjerimi. Marredheniet e mira duhen ruajtur ne cdo mjedis pune, sepse emri qe krijon ne vendin tend te punes mund dhe do te ndikoje edhe kur te punosh diku tjeter. Si mund te shkosh ne interviste pune dhe te thuash qe nderkohe je ne nje pune tjeter te cilen do ta lesh ne rastin me te pare? Askush nuk do ta punesonte nje punonjes qe largohet ne kete menyre.
 
Si mund te shkosh ne interviste pune dhe te thuash qe nderkohe je ne nje pune tjeter te cilen do ta lesh ne rastin me te pare? Askush nuk do ta punesonte nje punonjes qe largohet ne kete menyre.
Nuk ka asgjë të keqe, njeriu gjithmonë është në kërkim të më të mirës. Ekzistojnë disa afate në lidhje me largimin nga puna dhe ndërkohë kompanisë ku aplikon për punë ja bënë të ditur që në fillim se për sa kohë je i gatshëm për të filluar aty.
 

understudy

Well-known member
Jam plotesisht kunder ketij sugjerimi. Marredheniet e mira duhen ruajtur ne cdo mjedis pune, sepse emri qe krijon ne vendin tend te punes mund dhe do te ndikoje edhe kur te punosh diku tjeter. Si mund te shkosh ne interviste pune dhe te thuash qe nderkohe je ne nje pune tjeter te cilen do ta lesh ne rastin me te pare? Askush nuk do ta punesonte nje punonjes qe largohet ne kete menyre.
E vertete qe duhen ruajtur marredheniet e mira, por ama edhe integriteti. Per sa i perket intervistes se punes, nese gjerat formulohen ne menyre sa me te drejte dhe bindese, nuk ka per te hasur problem ne kete pjese.
 

stark

Well-known member
Si mund te shkosh ne interviste pune dhe te thuash qe nderkohe je ne nje pune tjeter te cilen do ta lesh ne rastin me te pare?
Gjysma e intervistave te punes jane te tilla. Madje rekomandohet te kerkosh pune nderkohe qe je i punesuar, qe te mos rrish pa pune derisa te gjesh nje te re. Pastaj, cfare do te thote "me rastin me te pare"? Mua me duket arsye e forte per te kerkuar pune tjeter
 
Top