Rritja e patriotizmit shqiptar keto kohe

alkimisti

Well-known member
Qe prej postimeve te Dua Lipes te posterit te famshem autochthonous, jane rritur debatet ne internet midis shqiptareve dhe fqinjeve. A mendoni se duhet t'i shmangim keto situata dhe te vendosim marredhenie te qendrueshme me fqinjet apo duhet te kembengulim ne perfaqesimin sa me te madh te identitetit tone? A eshte kjo vale patriotizmi nje reklame e mire apo e keqe per Shqiperine?
 

Dhurata

Well-known member
Për të mos mjaftuar vetëm ai postim, kohët e fundit morëm vesh dhe që Kosova nuk ishte pjesë e maps në iPhone dhe kjo ka nxitur akoma dhe më shumë polemika. Mendoj se këto debate me fqinjët kanë ekzistuar historikisht dhe do të ekzistojnë, nuk e shmangim dot(kjo dhe si pasojë e vendosjes së kufijve ku u lanë jashtë shumë toka shqiptare dhe ua dhanë fqinjëve).

Unë personalisht jam shumë patriote dhe mendoj se kemi çdo të drejtë ti tregojmë botës se jemi 1, qoftë kjo mes postimeve në rrjete!
 
Unë mendoj se ne bëhemi patriotë ose kur ka ndeshje apo kur përballemi me ndonjë shtetas serb/grek ose kur Rita/Dua shpërndajnë ndonjë postim. Mirë do të ishte të ishim patriotë çdo ditë dhe si fillim i tregonim vendit tonë sa e duam dhe pastaj syve të botës, sytë e botës mund të presin.
 

$hrek

Well-known member
Postimi u be per te rritur ndergjegjesimin e mungeses se Kosoves ne hartat boterore. Nuk u be thjesht per vemendje dhe per te trazuar ujerat, kishte nje qellim konkret qe eshte shume i rendesishem.

Me shqeteson fakti qe sa here shqiptaret thjesht tregojne qe jane krenare per vendin e tyre, pa fyer askend tjeter, fqinjet e marrin per ofendim. Pse duhet te ofendohet dikush, kur nje personazh publik nderkombetar thekson faktin qe eshte nga nje vend me histori te lashte dhe eshte krenare per kete fakt.
 
pse u bë pikërisht tani që patëm dhe probleme me racizmin? Kosova nuk ka qenë që në fillim në maps dhe unë personalisht e kam vënë re që para 2 vitesh pse u bë pikërisht tani kaq e madhe? Për vëmendje!
 

Dhurata

Well-known member
pse u bë pikërisht tani që patëm dhe probleme me racizmin? Kosova nuk ka qenë që në fillim në maps dhe unë personalisht e kam vënë re që para 2 vitesh pse u bë pikërisht tani kaq e madhe? Për vëmendje!
Nuk është për vëmendje!!!!!! Si mund ta thuash njëherë?? Është problem shumë i madh një shtet vite i pavarur nuk njihet si i tillë!
 
Nuk është për vëmendje!!!!!! Si mund ta thuash njëherë?? Është problem shumë i madh një shtet vite i pavarur nuk njihet si i tillë!
Pa ofenduar por të ka verbuar patriotizmi më duket. Dakort është problem, por sot kemi dhe probleme më të mëdha në vend, ky është problem politik që mendoj do duhen shumë vite që të zgjidhet. Pastaj e the vet është shtet i pavarur dhe problemet mund t'i zgjidhë vet për çfarë i duhet ndihma jonë (që as ndihmë se quaj në fakt më shumë fjalë kemi se vepra)
 

Donald

Member
Ne rrjete sociale jemi shume patriote ne po ne te vertete nuk shikoj te ndrisim gje, vetem ndonje ofendim apo ndonje kenge diss fqinjeve kaq.
 

Dhurata

Well-known member
Ne rrjete sociale jemi shume patriote ne po ne te vertete nuk shikoj te ndrisim gje, vetem ndonje ofendim apo ndonje kenge diss fqinjeve kaq.
Nuk është aspak e vërtetë! Historia e vendi tonë ka ndikuar në faktin se mund të jemi pak të pafuqishëm para shteteve të tjera, por jo për fajin tonë. Besoj se ne jemi ndër popujt që e duam më shumë vendin tonë.
 
Top