Rritja e cmimeve ne periudhe frike dhe paniku

mandala

Well-known member
Me siguri keni degjuar per rritjen e pakontrolluar te cmimeve te produkteve sanitare dhe maskave ditet e fundit. Por e njejta gje ka ndodhur edhe ne Itali, si vendi i pare jashte Azise ku coronavirus ka shkaktuar me shume deme. Edhe ne Amazon dhe eBay ka ndodhur e njejta gje, por Amazon duket se ka vendosur te heqe nga website-i produktet e 'mbicmuara', por dyshoj se eshte gje e arritshme, sepse cmimi aty vendoset nga vete shitesi.

Mendoni se duhet te kete nje rregullator per rritjen e cmimeve, madje edhe per faqet qe shesin online apo cdo ulje dhe rritje cmimesh te jete e vendosur nga tregu? Nese do ishit vete ne nje situate te tille, a do perfitonit edhe ju duke rritur cmimet e produkteve ne menyre te menjehershme?
 
Patjetër që duhet të ketë një rregullator për çmimet sepse nuk është normale që çmimi i një produkti të disafishohet për një periudhë shumë të shkurtër kohore. Rrija e çmimit mund të justifikohet nëse rritja e tij vjen që nga fabrika e prodhimit.
Ky është një rast shumë abuziv. Urojmë që të merren masat për rregullimin e situatës dhe ndëshkimin e subjekteve, pasi çështja tashmë është nën hetimin e prokurorisë.
 

drenovari

Well-known member
Me faqet ecommerce eshte e nderlikuar situata perderisa as jashte nuk di te kete ndonje rregull, por te pakten bizneset fizike mund te jene me te thjeshta per t'u kontrolluar. Po ndodh si ne sezonin e festave kur rriten cmimet e ushqimeve ngaqe dihet qe njerezit blejne shume ne ate periudhe.
 

alkimisti

Well-known member
Me duket shume jonjerezore te behen gjera te tilla ne kohe emergjence. Biznesi eshte biznes, por ka nje kufi deri ku mund te shkoje lakmia per para. Shpresoj qe ajo prokuroria ta beje punen e vet kesaj radhe.
 

mandala

Well-known member
Me faqet ecommerce eshte e nderlikuar situata perderisa as jashte nuk di te kete ndonje rregull, por te pakten bizneset fizike mund te jene me te thjeshta per t'u kontrolluar. Po ndodh si ne sezonin e festave kur rriten cmimet e ushqimeve ngaqe dihet qe njerezit blejne shume ne ate periudhe.
Kryeministri ka thënë që ushqimoret dhe farmacitë që rrisin çmimet në këtë periudhë 'mund' të humbasin licensën. Masë e mirë, po nuk e di sa do realizohet.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Kryeministri ka thënë që ushqimoret dhe farmacitë që rrisin çmimet në këtë periudhë 'mund' të humbasin licensën. Masë e mirë, po nuk e di sa do realizohet.
Cmimet mund te mos i rrisin farmacite, por produesit. Nese farmacive produkti u shkon me cmim te larte, normal qe do e shesin me shume nga sa e kane blere.
 

mandala

Well-known member
Nese farmacive produkti u shkon me cmim te larte, normal qe do e shesin me shume nga sa e kane blere.
Kjo do ishte e justifikuar nese rritja e cmimeve do behej tani, por ne fakt ka nisur qe me pare se te zbulohej pacienti zero kur cmimet e dezinfektuesve pershembull jane rritur shumefish ne menyre te menjehershme ne disa pika shitjeje, kur nje dite me pare e blije me nje cmim shume me te ulet.
 
Top