Rriten prape tarifat e telefonise

oaky

Well-known member
Cmimet e ofertave te kompanive celulare jane rritur prape, pavaresisht se tarifat e telefonise ne Shqiperi jane me te lartat ne rajon. Cdo vit rrisin cmimet ose ulin kohezgjatjen e ofertes.

A eshte e ligjshme kjo rritje e vazhdueshme cmimesh? Pse AKEP miraton cdo nisme te 3 kompanive celulare? Si ka mundesi qe te treja rrisin cmimet njekohesisht dhe nuk te lene asnje mundesi zgjedhjeje?
 

Waldo

Well-known member
Si ka mundesi qe te treja rrisin cmimet njekohesisht dhe nuk te lene asnje mundesi zgjedhjeje?
Kjo eshte ajo qe ben me shume pershtypje dhe te ngjall dyshime. Me tre operatore nuk do duhej te ndodhte kjo, por ne fakt pjesa me e madhe e tregut zoterohet nga nje operator i vetem, keshtu qe jane praktikisht monopol ne kete fushe dhe nuk eshte cudi qe ndodhin keto rritje cmimesh.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Përse mos ti rrisin kur klientët i kanë zombie 24 orë në telefon? Çmimet përcaktohen nga ofertë-kërkesa, jo nga demek morale shoqërore.
 

mandala

Well-known member
AKEP ka publikuar nje dokument me disa informacione te permbledhura per tarifat e kompanive celulare nese doni te beni krahasime
https://akep.al/wp-content/uploads/2018/11/TARIFAT-E-SHERBIMIT-NGA-RRJETE-CELULARE-NE-SHQIPERI-2.pdf
Shifrat jane pothuajse identike dhe shume te larta edhe nese merr parasysh kerkesen e larte per sherbimet dhe ofertat e telefonise. Sipas nje raporti te bere nga KLSH jemi ne vend te 9 per tarifat e larta nga 37 shtete europiane te perfshira ne studim.
https://www.monitor.al/telefonia-celulare-klsh-tregu-oligopol-ka-rritje-te-perqendrimit-mes-10-vendeve-me-tarifat-me-te-larta/
 
Top