Rimbursimi i klienteve

summer vibes

Well-known member
Kam nje agjensi turistike dhe shumica e prenotimeve per kete vere jane anulluar per shkak te situates me Covid-19. Zakonisht kur ndodhin anullime, u rimbursoj parate klienteve ose u ofroj nje pakete tjeter turistike. Anullimet me perpara kane qene te rralla, por tani jemi ne gjendje jo te mire financiare dhe rimbursimi i te gjithe klienteve do te na conte ne nje situate akoma me te rende financiarisht.

Po mendoja t'u thoja qe mos t'i rimbursojme, por t'u ofrojme paketa te tjera turistike ne te ardhmen, por problemi eshte qe situata eshte shume e pasigurt dhe nuk i dihet se kur do te jemi te gatshem te udhetojme prape. Mendoni qe duhet t'i rimbursoj te gjithe apo t'i mbaj parate me premtimin qe do te marrin paketen e paguar ne momentin e pare qe do te qetesohet situata?
 

alkimisti

Well-known member
me premtimin qe do te marrin paketen e paguar ne momentin e pare qe do te qetesohet situata?
Ne rastin tend ky premtimi nuk vlen shume, sepse kur te duash ti t'u ofrosh paketen e paguar, mund te mos doje klienti te shkoje me pushime. Sidomos ne kete kohe, kur te hapen zyrtarisht udhetimet, njerezit do te jene rikthyer ne punet e tyre dhe meqe kane qene shume kohe pa pune, s'do te mund te marrin pushime.
 

krista

Well-known member
Nese nuk e ke ne kontraten me klientin qe detyrohesh t'i rimbursosh, atehere mund te mos ua kthesh parate. Njoh disa biznese qe kane thene qe e kane te pamundur financiarisht te rimbursojne.

Gjithsesi, nuk do te keshilloja te ndiqje kete rruge, sepse mund te mbash parate, por do te humbesh klientet. Askujt nuk i pelqen qe te paguajne per dicka, dhe te mos rimbursohen kur nuk e marrin. Nuk tregon as seriozitet si biznes.
 
Së fundmi ka dalë një akt normativ, sipas të cilit agjencitë turistike brenda 1 viti duhet të rimbursojnë klientët që kanë humbur paketat e tyre turistike për shkak të pandemisë së Covid-19. Kujdes pasi nëse nuk bëni rimbursimin sipas aktit normativ, do të dënoheni me gjobë në vlerën 100 000 lekë.

http://qbz.gov.al/akt-normativ/2020/06/10/26
 

summer vibes

Well-known member
Së fundmi ka dalë një akt normativ, sipas të cilit agjencitë turistike brenda 1 viti duhet të rimbursojnë klientët që kanë humbur paketat e tyre turistike për shkak të pandemisë së Covid-19. Kujdes pasi nëse nuk bëni rimbursimin sipas aktit normativ, do të dënoheni me gjobë në vlerën 100 000 lekë.

http://qbz.gov.al/akt-normativ/2020/06/10/26
Vendimi thote qe mund t'u ofroj nje kupon me te njejten vlere dhe nese nuk e perdorin brenda vitit, duhet t'u kthej shumen monetare. Disa kliente po me kerkojne shumen monetare deri tani dhe po pyesja nese duhet t'ua kthej direkt apo fillimisht t'u jap kuponin.
 

CoCo

Well-known member
Sic shkruhet dhe ne vendim, nuk ke pse u kthen vleren monetare pa kaluar nje vit. Por, mund te humbasesh besimin e tyre ne agjensine tende. Do te te keshilloja qe te flisje personalisht me ta dhe t'u shpjegoje qe duke qene ne gjendje jo te mire financiare, nuk ke mundesi t'u paguash vleren monetare per momentin dhe ofroju kuponin. Ndoshta per disa prej tyre nuk eshte e domosdoshme ajo shume parash dhe mund te pranojne.

Ne te gjitha rastet, besoj se nje komunikim i qarte me klientet eshte me i dobishem se thjesht t'ua besh dicka nje fakt te kryer.
 

Bledar

Active member
Vete preferoj t'i paguaj te gjitha detyrimet dhe te shoh ku qendroj financiarisht si biznes. Ato para gjithsesi per t'i kthyer ke, qofte ne forme sherbimi, qofte ne shume monetare. Me mire ktheji te gjitha dhe vlereso ne cfare situate ndodhesh financiarisht, se sa te te vijne pagesat si bumerang pas disa muajsh.
 

ervis

Member
Si klient nuk me pelqejne keto taktikat per te te mos kthyer parate direkt. Si biznes, nese jam keq financiarisht, do te perpiqem te shtyj cdo detyrim qe mund te mos e paguaj menjehere, derisa te jem ne nje situate me te favorshme.
 
Top