Rihapja e lojërave të fatit

Jeni pro apo kundër rihapjes?


  • Numri i votuesve
    8
Megjithëse pothuajse dy vite më përpara u morr vendimi për mbylljen e lojërave të fatit, së fundmi u vendos përsëri hapja e tyre, por duke përcaktuar zonat se ku do të lejohen. Çfarë mendim keni për këto ndryshime në një periudhë kaq të shkurtër le të themi?
 

Anisa

Member
Mesa kam dëgjuar pavarësisht se kazinotë dhe llotot e sportit u mbyllën, ato vazhdonin të funksiononin por në mënyrë të fshehtë. Ndoshta jo të gjitha, por një pjesë e mirë po. Kështu që mendoj se, përderisa ato vazhdojnë dhe njerëzit i frekuentojnë gjithsesi, më mirë të jenë në mënyrë të ligjshme. Të paktën kështu merr edhe shteti disa të ardhura nga taksat që do të paguhen.
 
Po lëvizje politike është, se po të shikosh janë lejuar të hapen vetëm në rrugë të rëndësishme të Tiranës ku çuditërisht ka nga një nga këto super kullat që po ndërtohen. Së shpejti fillojnë edhe fushatat elektorale, kështu që Ramsi do sponsorizim, si leverdis të prishi marrëdhëniet me bosat Shqipërisë.
 

ledi

Member
Duket si tallje me popullin, njehere i mbyll e pastaj i hap. Me ca degjova dhe kushtet qe kishin vendosur keta per te hapur kazino, vetem bosat mund ti plotesonin.
 

Unknown

Member
Mesa kam dëgjuar pavarësisht se kazinotë dhe llotot e sportit u mbyllën, ato vazhdonin të funksiononin por në mënyrë të fshehtë. Ndoshta jo të gjitha, por një pjesë e mirë po. Kështu që mendoj se, përderisa ato vazhdojnë dhe njerëzit i frekuentojnë gjithsesi, më mirë të jenë në mënyrë të ligjshme. Të paktën kështu merr edhe shteti disa të ardhura nga taksat që do të paguhen.
Eshte e vertete qe luhet por jo ne mase si dikur,
pavarsisht se sjam mbeshtetes i qeverise me pelqen si levizje qe ka ber, flas gjithmone ne transparencen qytetare jo ne ndonje prapaskene te shemtuar qe mund te kene ata si qellim si monipolizimi basteve pasi si biznes eshte shume fitimprures.

Kush e ka ves do gjej pasi dhe nese i mbyll 100% mund te luhen online, smund te mbylli bastet e kompanive te huaja, por ka shume njerez qe skane info per perdorimet online dhe shume qe mund te vene "kot" dhe keta marin goxha ndihme kur se kane bastin cdo 2 metra.
 

dr. dollari

Well-known member
Ndoshta qeveria ka ngel keq per leke, dhe keto biznese me bixhoz dhe lloto sport sado te jete paguajne ca taksa. Nderkohe jam dakord me ate "ia japim miqve tani"
 

$hrek

Well-known member
Me thene te drejten nuk me intereson shume hapen apo mbyllen lojerat e fatit se nuk kam ndonje interes specifik, po me shqeteson fakti qe ligjet ketu ndryshojne vit per vit. Behet nje fushate e madhe per nje gje te caktuar dhe pas nje viti i kthejne permbys tere perpjekjet e bera. Sot lojerat e fatit, neser ndoshta nje industri qe prek interesat e mi. Ke frike te marresh nje iniciative se ka mundesi qe per pune muajsh qeveria do te te pengoje me ndonje ligj apo takse.
 
Top