Rendesia e logos

oaky

Well-known member
Sa e rendesishme eshte realisht logoja per nje biznes? Sa ia vlen te shpenzoj per krijimin e nje logoje? Po kerkoja te krijoja nje logo per biznesin po cmimet per kete sherbim me habiten. Studiot ku pyeta me bene gjate moral per rendesine qe ka logoja dhe dua te di nese jane thjesht fjale per te justifikuar cmimin apo eshte me te vertete kaq thelbesore te kesh nje logo te mire?
 

feline

Well-known member
Logoja është vërtet e rëndësishme, sepse është impakti i parë me klientin dhe mund të përcjellë profesionalizmin e biznesit në tërësi, por nuk është më e rëndësishme se produkti që ofrohet. Gjithsesi, nëse nuk i përballon çmimet për momentin, mund ta ndërrosh më vonë. Shumë kompani, edhe të mëdha, e kanë ndryshuar logon fillestare.
 

alkimisti

Well-known member
Nje logo e mire eshte me te vertete thelbesore dhe per mendimin tim cmimet e logove nuk jane te larta. Krijimi i nje logoje kerkon pune, aftesi dhe shume kreativitet. Ata qe nuk jane te fushes habiten me cmimet sepse nuk e dine sa pune ka per te bere nje logo. Une do te thoja qe eshte nje investim i mire, por pyet ne disa vende jo ne nje studio te vetme sepse mund te gjesh cmime me te lira dhe me shume profesionalizem.
 

oaky

Well-known member
Po per sa i perket krijimit te logos, duhet ta le plotesisht ne doren e profesionistit apo duhet te nderhyj me disa ide te miat?
 

feline

Well-known member
Logo të përfaqëson ty dhe biznesin tënd; patjetër që mund të kesh idetë e tua, të cilat duhet të merren parasysh. Fundja edhe designer-i do që ti të ngelesh i kënaqur.
 

oaky

Well-known member
Cfare eshte ekzaktesisht nje "brand identity"? E kam degjuar disa here por nuk me kane sqaruar tamam se cfare eshte..
 
Top