Rekrutimi i punonjësve të rinj

hazelnut

Member
Kam marrë disa aplikime për njoftime që kam nxjerrë para situatës të COVID-19 dhe bëhet fjalë për pozicione pune ku mund të punohet nga shtëpia derisa të përmirësohet situata. Po mendoja të zhvilloja intervista online, duke përdorur email dhe Skype, por është një praktikë që nuk e kam zbatuar më përpara. Personalisht mendoj se intervistat më të efektshme janë ato që bëhen ballë për ballë.

Nëse do të kishim një datë të qartë se kur mbaron kjo situatë, do ta shtyja edhe për disa kohë rekrutimin e punonjësve të rinj, por duke qenë se nuk e dimë kur do mbarojë, besoj se është ide e mirë të filloj me shqyrtimin e kandidatëve. A e këshilloni rekrutimin e punonjësve të rinj këtë periudhë dhe cilat janë praktikat më të mira të rekrutimit në distancë që rekomandoni?
 

rashomon

Well-known member
Me teknologjinë e sotme, nuk ka shumë ndryshim nëse intervistat bëhen online apo ballë për ballë. Sigurisht që idealja është ta takosh personalisht kandidatin, por nëse është e nevojshme të rekrutosh njerëz të rinj sa më parë, intervistat online janë shumë efektive.

Do të këshilloja që të komunikoje me email për informacione të përgjithshme dhe të lësh për intervistën vetëm tema ku duhet të bashkëbisedosh, si për shembull testim njohurish apo pyetje për të parë personalitetin e kandidatit, etj. Sigurohu që teknikisht të kesh çdo gjë në rregull, që të mos kalojnë minuta të tëra duke pyetur: "a më dëgjon?".
 
Po si në çdo intervistë, mundohu të tregohesh profesional pavarësisht mjetit të komunikimit. Bëj disa teste me njerëz që njeh, për të parë nëse audio dhe video punojnë në rregull. Merr feedback edhe për gjëra të tjera si për shembull gjuha e trupit, sfondi që ke zgjedhur, toni i zërit. Sigurohu që ke një linjë të mirë interneti në çdo kohë.

Duhet të kesh një listë të qartë pyetjesh që të mos harxhosh kohë kot. Nëse komunikimi nuk funksionon për momentin, më mirë lër një orar tjetër me kandidatin, në vend që të vazhdosh intervistën edhe kur mezi dëgjoheni apo shiheni. Para intervistës kujdesu që të kesh sa më shumë informacione për kandidatin. Nëse diçka nuk është e qartë në CV, pyete me email që të të sqarojë. Pastaj, sa për të tjerat, janë të njëjtat gjëra si në intervistat normale.
 

alkimisti

Well-known member
Ki parasysh qe edhe per kandidatet, situata nuk eshte ideale. Do te thoja qe te mos penalizosh ata te cileve u ndodh ndonje gje e papershtatshme gjate intervistes, per shembull nese nderpriten nga ndonje person i familjes, apo nese kane ndonje problem teknik. Per shume njerez, kjo eshte nje situate e re dhe do te na duhet pak kohe te mesohemi.
 
Top