Reklamat per maska ne media sociale

CoCo

Well-known member
Kam marre nje furnizim maskash per te shitur dhe dua t'i reklamoj produktet ne mediat sociale qe kam. Por kam degjuar qe Facebook-u dhe Instagram-i t'i bllokon reklamat e produkteve qe kane lidhje me mbrojtjen nga Covid. Kam shume followers dhe fitime nga llogarite e mediave sociale qe kam dhe nuk dua te rrezikoj qe te m'i bllokojne, por edhe keto produkte qe kam blere dua t'i reklamoj qe mos te me ngelen pa shitur.

A rrezikoj nese nis te bej reklama per maskat dhe si mund t'i reklamoj duke shmangur kete rrezik?
 

alkimisti

Well-known member
Mesa di une maskat mjekesore nuk lejohen, por tipet e tjera te maskave, per shembull ato qe jane prej cope, lejohen. Vetem sigurohu qe te specifikosh qe jane maska jo mjekesore.
 
Mesa di une maskat mjekesore nuk lejohen, por tipet e tjera te maskave, per shembull ato qe jane prej cope, lejohen. Vetem sigurohu qe te specifikosh qe jane maska jo mjekesore.
Ka restrictions edhe për llojet e tjera të maskave, gjithashtu dhe për disa produkte të tjera në lidhje me Covid-in. Ideja është që Marku nuk do të lejojë përfitime financiare duke shfrytëzuar situatën e virusit.

Nuk jam shumë i sigurt po besoj thjesht do të të ndalohen reklamat, nuk është se do të të bllokojnë faqen. Gjithsesi, lexo më mirë këtë njoftimin e Facebook-ut.
 

summer vibes

Well-known member
Nuk jam shumë i sigurt po besoj thjesht do të të ndalohen reklamat, nuk është se do të të bllokojnë faqen. Gjithsesi, lexo më mirë këtë njoftimin e Facebook-ut.
Edhe reklamat me leke jane keshtu qe nese kane per t'u ndaluar me mire mos t'i besh fare.

Besoj se tashme maskat jane nje produkt i domosdoshem dhe s'kane per te te mbetur pa shitur. Keshilla ime eshte qe te gjesh metoda offline per t'i reklamuar.
 
Top