Regjistrimi si i vetëpunësuar - Adresa e Biznesit

CurlyError

New member
Përshëndetje,

Dua të regjistrohem si i vetëpunësuar (profesionist i lirë). Duke qenë se punoj vetëm me klientë të huaj, nuk kam një zyrë/seli, por punoj nga shtëpia. Diku në forum lexova së është në rre4gull të vendos adresën e banimit, por të deklaroj pak sipërfaqe (psh 4 m2). Kjo më intereson, pasi për çdo metër katror sipërfaqe paguhet taksë në bashki. Doja të dija si funksionon kjo? Ku deklarohen këto metra katrorë?

Faleminderit
 

burime

New member
Pershendetje,

Nese apartamente ose shtepi jote eshte ne emrin tend ne certifikaten e pronesise atehere do deklarosh te pakte nje dhome diku rreth 15- 20m2. Perpara se te kalohej ne sherbimet online duhej te shkoje te Bashkia Tirane. Tani qe eshte cdo gje eshte online duhet te interesohet te Bashkia
 

jubei

Well-known member
Normalisht kjo shënohet te kontrata e ambientit (selisë). Kur përdor shtëpinë tënde, pra që e ke në pronësi, kam përshtypjen se nuk paguan fare? Ndoshta e kam dhe gabim...
 
Top