Regjistrimi i nje biznesi direkt si biznes me tvsh

A-ECONOMIST

New member
Pershendetje,

Uroj te jeni mire te gjithe.
Nje person i aferm, ka disa mjete me te cilat realizon transport brenda dhe jashte vendit per disa kompani. Mjetet i ka kaluar ne perdorim te nje kompanie tjeter e cila eshte me regjim tatimor me tvsh pasi kompanite kliente me te cilat bashkepunon per t'u ofruar sherbimin e transportit, per arsye te zbritjes se tvsh-se ne blerje, i kane kerkuar fatura nga subjekete me tvsh. Ky personi i aferm deshiron qe te hape biznesin ne emrin e tij, dhe te regjistrohet direkt si subjekt me tvsh (per shkak te kerkeses se klienteve te tij).
Pyetja eshte kjo : A mjafton vetem deklarimi i xhiros se parashikuar (deri ne 10 000 000 leke) ne QKB ne momentin fillestar te regjistrimin, per te kaluar automatikisht si biznes me tvsh, apo duhet qe realisht ta realizoje kete nivel xhiroje?
Me informacionet qe disponoj mjafton qe te deklarosh nivelin e xhiros ne momentin fillestar te regjistrimit, por per me shume siguri, e shtroj kete pyetje kundrejt personave qe mund te kene informacion te sakte.

Ne pritje te pergjigjes tuaj.

Ju falenderoj .
 

jubei

Well-known member
Me sa di (nuk jam ekonomist) mund të jesh me TVSH pavarësisht xhiros. Pra mundesh të jesh i përjashtuar nga TVSH deri në 10.000.000 lekë që është tavani aktual në këtë moment, por nëse dëshiron të jesh i përfshirë në skemën e TVSH edhe pse ke më pak xhiro se aq, nuk të pengon njëri.

Nëse nuk ishe me TVSH por kalon kufirin, bëhesh me TVSH automatikisht.
 
Top