Rëndesia e të paturit të një prone tënden

drenovari

Well-known member
Sa e rëndësishme ju duket të kesh një banesë apo një dyqan (ose fundja çdo lloj ambient biznesi) tënden dhe jo me qera? Mendoni se ia vlen investimi në prona të paluajtshme edhe nëse nuk ke mjaftueshëm fonde dhe do të të duhet një kredi? Përshtypja ime është që me qeratë e larta këto kohë, do ishte më e leverdisshme blerja sesa marrja me qera si për banesa, edhe për biznese.
 

Piknik te Lana

Well-known member
E kam bërë këtë diskutim disa herë, me biznesmenë te suksesshëm, me biznese të rëndësishme, që kanë qënë gjithnjë kundër blerjes së ambienteve, me mendimin që një shume aq e madhe sa kosto e ambientit të një biznesi mund të investohet, dhe të prodhojë fitim më të madh se qeraja. Të gjithë këta njerëz i kanë të gjitha pronat e tyre të blera.
 

feline

Well-known member
Ne zona teper te shtrenjta nuk ia vlen te blesh. Dikur ka qene shume e rendesishme qe te kishe nje prone tenden, por ne brezin tone dhe te tjeret qe do vijne njerezit zhvendosen vazhdimisht. Pse te hysh ne borxh duke marre kredi kur ekziston mundesia qe ne te ardhmen te perfundosh diku tjeter?
 

oaky

Well-known member
Pasurite e paluajtshme jane investim i mire po nuk ia vlen nese do mbytesh veten ne borxhe.
 

Zanzibar

Well-known member
Varet nga cfare duam te bejme. Nese te pelqen stabiliteti e jo te shkosh sa nga nje vend ne tjetrin, me e mira eshte te blesh e jo te marresh me qera aq me teper kur cmimet e qerave rriten cdo vit. Eshte investim i madh, por ia vlen.
 

kafkaesque

Well-known member
Nese te pelqen stabiliteti e jo te shkosh sa nga nje vend ne tjetrin, me e mira eshte te blesh e jo te marresh me qera aq me teper kur cmimet e qerave rriten cdo vit. Eshte investim i madh, por ia vlen.
Ia vlen matematikisht nese supozojme se cmimet e qerave do vazhdojne te rriten, por vetem per mendimin tim vetem kur nuk ke kredi e borxhe te tjera per te shlyer.

Dikur ka qene shume e rendesishme qe te kishe nje prone tenden, por ne brezin tone dhe te tjeret qe do vijne njerezit zhvendosen vazhdimisht.
Dikur ka qene jo vetem e rendesishme te blije nje shtepi, por edhe shume me e lehte.
 
Top