Rëndësia e marketingut në biznesin tuaj

Marketingu në biznesin tuaj

  • Nuk ka rëndësi fare

    Vota: 0 0,0%
  • Ka pak rëndësi, mund ta manaxhoj vetë

    Vota: 1 10,0%
  • Mjafton faqja e Facebook-ut/Instagram-it

    Vota: 1 10,0%
  • Është i rëndësishëm për ecurinë e biznesit

    Vota: 5 50,0%
  • Është shumë i rëndësishëm, duhet patjetër bashkëpunimi me profesionist të fushës

    Vota: 3 30,0%

  • Numri i votuesve
    10

the Marketing

Active member
Duke qënë se herë pas here dëgjoj mendime të ndryshme rreth marketingut të biznesit, jam kurioz të di cila dominon më shumë.
Nëse ka përgjigje të tjera nga ato më sipër, mezi po pres ti lexoj në komente.
 
U ndryshua për herë të fundit:

jubei

Well-known member
E keqja me fushën e marketingut në Shqipëri është se ekziston idea që marketingu nuk është ndonjë gjë e vështirë. Dikush njëherë më tha që marketingu nuk ka nevojë për studime. Kështu si përfundim shumë njerëz bëjnë diçka, dhe mendojnë se ia kanë dalë mirë, por në fakt kanë bërë diçka amatoreske që i krijon imazh të keq.

Flas edhe për ata që "e bëjnë vetë" por edhe për "profesionistë" të ndryshëm që kam parë.
 

the Marketing

Active member
Ke absolutisht shumë të drejt. Mua më ka ndodhur që ndërkohë kam studjuar dhe vazhdoj akoma të studjoj, më vjen dikush përpara që dinte vetëm të postonte në Instagramin, por ama kishte më shumë faqe në menaxhim se sa unë.
 

ervis

Well-known member
Une jam per piken e fundit, por kur kam degjuar cmimet stratosferike qe me kane dhene, kam thene lere se me mire po merrem vete.
 
Top