Rëndësia e komunikimit

feline

Well-known member
Sa e rëndësishme është mënyra si shkruan apo flet dikush në momentin që shkruan një CV apo merret në intervistë? A mjafton që të jetë shumë i zotë në profesionin e tij? Mua për vete kur kam qenë i punësuar më kujtohet që më kanë pyetur për formulën e nxitimit, ndërkohë që puna nuk kishte aspak lidhje me fizikën. Ndërsa sot më duket se shumica nuk e kanë atë që quhet 'kulturë e përgjithshme', qoftë edhe kur vjen puna te gjuha amtare.
 

drenovari

Well-known member
Sikur degjova para ca kohesh qe do gjuha shqipe do futej si lende me detyrim ne cdo fakultet. Mbase kjo i ndryshon pak gjerat.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Kultura është shumë e rëndësishme. Në Shqipëri nuk i vihet re shumë zhvillimit personal të përgjithshëm, por nqs nuk ke kulturë si person si do kesh kulturë në punë? Nqs nuk arrin dot të shkruash një fjali pa gabime, bëhesh dot noter? (faktikisht shumica dërrmuese e noterëve nuk janë fare të rregullt, gjë që shpjegon gjithçka)
 

name of the rose

Well-known member
Sikur degjova para ca kohesh qe do gjuha shqipe do futej si lende me detyrim ne cdo fakultet. Mbase kjo i ndryshon pak gjerat.
Nuk ma merr mendja. Lënda e gjuhës shqipe nuk jepet siç duhet në shkollë të mesme, jo më në universitet që do të anashkalohet fare siç bëhet me shumicën e lëndëve që nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me degën përkatëse. Personalisht, mendoj që duhet t'i kushtohet më shumë rëndësi komunikimit dhe gjuhës nga mediat dhe institucionet në përgjithësi. Në Francë nuk sheh mungesë të theksit te shkronja é, kurse këtu është mrekulli të shohësh përdorim të ë-së dhe ç-së.
 
Top