Qasja e brezave me rrjetet sociale.

Ron

VIP
Pse mendoni rrjeti social “Facebook” i tërheq më shumë personat që i përkasin brezit të vjetër?
 

alkimisti

Well-known member
Duke qene se Facebook eshte disi me i vjeter se rrjetet e tjera sociale, eshte me terheqes per nje brez me te vjeter sepse edhe jane mesuar me te.

Rrjetet me te reja sociale si Instagram, Snapchat apo edhe Tik-Tok jane disi me te pershtatshme per nje moshe me te re sepse fokusohen me teper te fotot dhe videot dhe jo te shkrimet. Gjithsesi, mendoj se arsyeja kryesore eshte fakti qe jane mesuar me Facebook dhe nuk ndihen rehat te perdorin rrjete te tjera sociale.
 

summer vibes

Well-known member
Mos te harrojme qe Facebook mbetet rrjeti me i madh, keshtu qe shumicen e te njohurve i kane aty, prandaj dhe e preferojne me teper
 

understudy

Well-known member
Mos te harrojme qe Facebook mbetet rrjeti me i madh, keshtu qe shumicen e te njohurve i kane aty, prandaj dhe e preferojne me teper
Facebook-u nuk është më ndonjë superfuqi e rrjeteve sociale; ata që e përdorin më tepër janë 'brez i vjetër', ndoshta sepse kanë hyrë më vonë në rrjete sociale. Të rinjve nuk u duket fare tërheqës, ndërsa pjesa tjetër e përdor shumë rrallë ose kanë llogari në faqe të tjera të lidhura me facebook.
 

rashomon

Well-known member
Facebook nuk po rritet më aq shpejt sa dikur, për shkak të konkurrencës dhe problemeve me privatësinë e të dhënave, por nuk mund të mohohet që ka 2.5 bilionë përdorues aktivë, kështu që mbetet një nga rrjetet sociale më të rëndësishme.
 
Top