Pyetje rreth caktimit apo jo te nje cmimi

Bledar

Well-known member
Kam nje bar-kafe, ku nuk sherbejme ushqim pervec se disa gjerave te vogla ne mengjes. Ngjitur me barin eshte nje fast-food, ku kamarieret porosisin nese ndonje nga klientet pyet a sherbeni ushqim. Deri tani e kemi pare si nje sherbim te shtuar, nuk eshte se ate qe porosisin e shesim me cmim pak me te larte.

Por, po behet nje situate e zakonshme dhe shoh qe kamarieret bejne gjithmone e me teper vajtje-ardhje ne biznesin ngjitur. A duhet te filloj te marr nje fitim nga kjo apo nuk do te porosise me njeri nese e shtoj cmimin dhe thjesht do te shkojne direkt te fast-food-i?

Po mendoja dhe te beja ndonje marreveshje me pronarin e biznesit, por nuk di si t'ia paraqes. Sherbimin e bejne kamarieret e mi, nderkohe qe fitimin e merr vetem ai. Megjithate, ai mund te thote qe nuk eshte i interesuar per ndonje marreveshje, le te shkojne klientet direkt te ai.

Mendime?
 

meri72

Well-known member
Nuk besoj se thjesht mund te shtosh cmimin, sepse nuk ke si ta paraqesesh ne fature. Per cdo fitim qe ka biznesi duhet te tatohesh, dhe nuk mund te vesh nje fitim nga mendja.

E vetmja menyre qe shoh eshte te besh ndonje marreveshje me pronarin e biznesit tjeter. Vetem se duhet t'ia paraqesesh qe dhe ai te kete interes. Ka nje arsye pse klientet porosisin te ty dhe jo te ai, ndoshta eshte ambient me i kendshem, sherbim me i mire ose thjesht duan edhe kafen edhe ushqimin ne te njejtin vend. Marketo arsyen qe mendon ti, qe t'i mbushesh mendjen.
 

alkimisti

Well-known member
Me duket shume e thjeshte, meqe ke kaq shume kerkesa fillo te sherbesh dhe ti ushqim, nuk e kuptoj pse po mendohesh kaq shume.
 

Bledar

Well-known member
Me duket shume e thjeshte, meqe ke kaq shume kerkesa fillo te sherbesh dhe ti ushqim, nuk e kuptoj pse po mendohesh kaq shume.
e kam menduar po duhet te bej disa ndryshime qe te filloj te sherbej dhe ushqim. Duhet nje investim i caktuar dhe nuk e di a ia vlen te filloj ta marr persiper sepse thashe kam konkurrence ngjitur dhe nuk eshte i vetmi ne zonen ku jam
 

kafkaesque

Well-known member
e kam menduar po duhet te bej disa ndryshime qe te filloj te sherbej dhe ushqim. Duhet nje investim i caktuar dhe nuk e di a ia vlen te filloj ta marr persiper sepse thashe kam konkurrence ngjitur dhe nuk eshte i vetmi ne zonen ku jam
Përderisa njerëzit deri më tani kanë ardhur te ty edhe pse ka të tjerë që shërbejnë në atë zonë do të thotë që ia vlen të rrezikosh. Shikoje veten si gjahtar të zotin dhe sikur të kesh edhe 100 konkurrentë vërdallë do kapësh gjahun tënd.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Nda fitimet me atë ngjitur. Nuk është e vërtetë që nqs nuk e ofron ti do shkojnë gjithsesi tek tjetri.

Ca lokale ofrojnë pjata me salçiçe apo krahë pule. Një shoqëri që ka dalë për birrë mund të marrë dhe një pjatë të tillë, por a do të thotë kjo që nqs nuk e ofron lokali, këta do çohen dhe do marrin pjatë salçiçe te një vend tjetër? Jo, nuk besoj.
 
Top