Punonjesit kerkojne pushime edhe pse i kane harxhuar ditet e lejes

Bledar

Active member
Gjate kohes se karantines ishim mbyllur per disa jave, por punonjesit e moren rrogen njelloj si te ishin ne pune. Ua sqarova qe ditet qe nuk punuan do te zbriteshin nga leja vjetore. Tani qe ka ardhur vera, po me kerkojne pushime, dhe me thone qe nuk ishte faji i tyre qe qendruan pa pune dhe kane te drejte te marrin pushimet e veres.

Ndoshta nje pjese te fajit e kam une qe nuk ua bera me te qarte, ose thjesht jane ata qe po bejne sikur nuk kuptojne dhe kerkojne pushime pavaresisht se e dine qe nuk kane dite leje. Nuk e di nese duhet t'u them vetem qe nuk kane me pushime, apo t'u them te pushojne sa te duan, por do t'i kene te papaguara. A jam vetem une me kete problem apo u ka ndodhur dhe te tjereve?
 

ervis

Member
Alamet marredhenieje paske me punonjesit. Me duket shume e cuditshme kjo kerkese, po punon me njerez te rritur apo me femije qe ndryshojne mendje per pushimet sapo vjen vera? Besoj qe gjeja me e mire qe mund te besh eshte thjesht mos t'u kthesh me pergjigje. Ditet e lejes jane harxhuar dhe pike.
 
Në fakt unë jam e punësuar në një biznes ku kam po të njëjtin problem. Gjatë kohës që ishim karantinë unë kam punuar nga shtëpia me orar të plotë si të isha në zyrë dhe i meritoj disa pushime, sepse dhe karantina apo vetë situata me covid-in ka qenë e lodhshme. Shefi im nuk pranon që të bëj pushime, sepse quan ditët e karantinës, por theksoj dhe njëherë unë kam punuar gjatë asaj kohe.

Nëse punonjësit e tu kanë punuar gjatë asaj kohe duhet të marrin pushime në të kundërt gjej një mënyrë tua thuash se nuk mund të bëjnë pushime. Mirë do të ishte që të kishe qartësuar situatën që në fillim.
 

Dhurata

Well-known member
edhe une jam ne po te njejten situate, por te them te verteten mendova te mbeshtes deshiren e tyre dhe tu jap leje disa dite. Jo se kjo gje nuk do ndikoje te biznesi im, por sepse e gjithe situata ka qene e veshtire per kedo psikologjikisht. Pak plazh do te ndihmonte.
 

meri72

Well-known member
Besoj qe gjeja me e mire qe mund te besh eshte thjesht mos t'u kthesh me pergjigje. Ditet e lejes jane harxhuar dhe pike.
E kuptoj qe kerkesa per me shume leje eshte e paarsyeshme, por kjo nuk eshte zgjidhje. Besoj qe nje pergjigje me e sqaruar dhe me fryme bashkepunimi eshte me efektive, sepse ke te besh me njerez dhe jo me pajisjet e zyres.

Eshte nje problem qe e kam degjuar dhe nga te tjere. Ceshtja eshte qe ditet e karantines, pavaresisht se njerezit nuk punuan, nuk mund te quheshin pushime, madje e kunderta. Dhe besoj qe tani shume njerez kane nevoje per disa dite qe te marrin veten dhe e mira eshte te gjehet nje zgjidhje qe te jene te gjitha palet disi te kenaqura. Ndoshta te jene pushime te papaguara, por te jete nje vendim i perbashket dhe jo t'u thuash punonjesve rrini pushim sa te doni dhe s'keni pagese.
 

jubei

Well-known member
Në fakt unë jam e punësuar në një biznes ku kam po të njëjtin problem. Gjatë kohës që ishim karantinë unë kam punuar nga shtëpia me orar të plotë si të isha në zyrë dhe i meritoj disa pushime, sepse dhe karantina apo vetë situata me covid-in ka qenë e lodhshme. Shefi im nuk pranon që të bëj pushime, sepse quan ditët e karantinës, por theksoj dhe njëherë unë kam punuar gjatë asaj kohe.
Nëse ke punuar nga shtëpia ku është pushimi këtu? :unsure:
 

$hrek

Well-known member
Ky vit është një rast i veçantë dhe për mendimin tim nuk duhet t'i llogarisim gjërat si çdo të bënim zakonisht. Disa pushime të reduktuara duhen, pavarësisht faktit që nuk ditët e lejes janë harxhuar.
 
Top