Punë gjatë pushimeve?

understudy

Well-known member
Kur nisa ditët e mia të pushimeve të verës, vazhdonin të më shkruanin çdo ditë nga puna për të më dhënë ca detyra, që supozohej se nuk më hanin shumë kohë. A kam të drejtë të refuzoj të merrem me to dhe si është mënyra më e mirë për ta shprehur pa dalë unë si arrogante në këtë mes?
 

Blue Eye Resort

Well-known member
Mos ji e disponueshme, mos i hap mesazhet, email-et apo telefonatat dhe e kuptojne vetë ata që nuk duhet të të çojnë më detyra.
 

rashomon

Well-known member
Normal që ke të drejtë,prandaj janë pushime që të mos punosh, vetëm nëse është ndonjë rast shumë urgjent. Thuajua troç, jam me pushime dhe s'kam mundësi të punoj, nuk ka ndonjë mënyrë tjetër për mendimin tim
 

heisenber9

Well-known member
Ka disa lloje punesh qe nuk eshte e lehte te behen nga zevendesuesit. Gjithsesi nese eshte dicka qe pret, nuk je e detyruar te merresh dhe nuk ke pse ndihesh sikur po te shfrytezojne, aq me teper gjate pushimeve. Duhet te mesosh te thuash jo.
 

mandala

Well-known member
Me pare beja gjithnje pune edhe gjate pushimeve, sepse nuk doja te me rraseshin te gjitha kur te kthehesha. Por pastaj hoqa dore. Pushimet i kemi per nje arsye, per te rimarre energji te reja per muajt ne vazhdim. Edhe sikur te jesh thjesht ne dhomen tende duke fjetur gjithe kohen, pushime quhen dhe jane te nevojshme.
 

Rasha

Member
Kur je me pushime,je me pushime.Mire eshte mos te te shqetesojne fare,vetem po te jete ndonje urgjence.
 
Top