Pse të ardhurat nga tatimet mbeten të ulëta?

feline

Well-known member
E dimë që ekonomia shqiptare vazhdon të jetë shumë informale dhe shumë punë bëhen në të zezë, por mendoja se me gjithë aksionet e tatimorëve vitet e fundit, të ardhurat që mblidhen nga tatimet do ishin disi më të larta. Në fakt ato janë ulur më tepër. Një nga faktorët thuhet që është ndryshimi i shpeshtë i sistemit tatimor. Ndoshta qeveritë tona do bënin mirë të vendosnin një sistem funksional dhe jetëgjatë, por a mendoni se ka shkaqe të tjera veç kësaj?

http://top-channel.tv/2020/02/29/tatimet-dhe-doganat-regjistrojne-rezultatin-me-te-dobet-ne-5-vjet-veshtiresi-ne-financimin-e-sherbimeve-publike/
 

drenovari

Well-known member
Sipas artikullit eshte rezultati me i ulet ne 5 vjet, dmth pak a shume qe nga koha kur nisen aksionet te tatimeve ndaj bizneseve. Une kam frike se mos i ndryshojne prape apo rrisin taksat per te rritur buxhetin me to 😅
 
Top