Pse qeveria eshte kaq e papergjegjshme?

Per sa budallenj na mendon qeveria?

  • Komplet budallenj

    Vota: 4 80,0%
  • Goxha budallenj

    Vota: 3 60,0%
  • Mesatarisht budallenj

    Vota: 1 20,0%
  • Disi budallenj

    Vota: 0 0,0%
  • Faktikisht na ka per te zgjuar

    Vota: 0 0,0%

  • Numri i votuesve
    5

dr. dollari

Active member
Qeveria ma ka mbyllur dyqanin, sic edhe shume te tjereve. Se kur do rihapet askush nuk e di. Kam 2 punonjes te cilet i kam derguar me leje te zakonshme. Leja se shpejti do mbaroje dhe duhet te mendoj se cfare do bej me punonjesit.

Pash ministrin e ekonomise Arben Ahmetaj te thote qe nuk duhet ti leshoj punonjesit por duhet te vazhdoj ti pagoj, pavaresisht qe nuk punojne se dyqani eshte i mbyllur. Dhe si "ndihme" per kete, ministri propozon qe te marr kredi "me zero interes", pra qe te ngarkohem me borxh per te paguar punonjes te cileve qeveria ia ka ndaluar punen!

Nuk e di per sa budallenj na merr ky minister?
 

Piknik te Lana

Well-known member
Jam dakord propozimi është qesharak. Mos u mërzit se nuk do mbajë dhe shumë, njerëzit do fillojnë do dalin se nuk do durojnë më dot as nga ana shoqërore, as nga ana ekonomike, as nga ana llogjike. Por po të dëgjësh lajmet tingëllon si ndonjë virus nga filma me zombi!
 

Drishti

Well-known member
Per mendimin tim nuk eshte se kane ndonje njeri te afte qe te jape nje zgjidhje te mirefillte, por thjesht dalin me deklarata per te krijuar pershtypjen qe e kane situaten nen kontroll. Biznesi ben mire te shtrengoje rripin e te gjeje nje zgjidhje vete, se po pritem nga qeveria falimentuam.
 
Top