Produktiviteti kur punon nga shtëpia

$hrek

Well-known member
Duke qenë se shumë prej nesh punojnë këto kohë nga shtëpia, do të doja që të ndanim këshilla se si të rrisim sa më shumë produktivitetin. Të punosh në ambientet e shtëpisë nuk është njëlloj si të punosh në zyrë ku je mësuar të japësh maksimumin tënd.

Një nga këshillat e mia është që të punosh në një ambient sa më të veçuar të shtëpisë në mënyrë që të shmangësh shpërqendrimet nga anëtarët e tjerë të familjes. Në fillim të duket sikur mund të punosh edhe kur ke familjarët rrotull, por pastaj vë re që bëhet e pamundur. Këshilla të tjera?
 
Të mbash vendin ku po punon sa më të pastër dhe të rregullt. Sidomos nëse je vetëm në shtëpi, i anashkalon detyrat normale të mirëmbajtjes së vendit dhe nuk e kupton sa stresuese është rrëmuja deri në momentin që e rregullon. Ditët e para i mbush mendjen vetes që je shumë rehat që nuk ke njerëz rrotull dhe mund të rrish si të duash, por sa vjen e bëhet më e vështirë për të punuar më pas. Kurse kur je në një mjedis të rregullt, të pastër dhe me dritë, je dhe më i kthjellët mendërisht.
 

stark

Well-known member
Te respektosh oraret e zakonshme te punes. Kur po punojme nga shtepia, nuk do te thote se mund te nisim punen kur te duam dhe ta mbarojme kur te duam. Nqs nuk punon ne te njejtat orare si gjithmone, puna do te te zere tere diten dhe produktiviteti do te jete i ulet. Eshte ide e mire qe te mbajme sa me shume zakone normale si ne pune ashtu edhe ne shtepi, ne menyre qe i vetmi ndryshim te jete vendndodhja.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Në shumë fusha është e pamundur të punosh nga shtëpia. Besoj se puna kufizohet vetëm në gjëra që bëhen me kompjuter, por nga ana tjetër dikush mund të mos ketë programet e punës në shtëpi, ose edhe mund të mos ketë aparatet e duhura.

Si punon dot një designer nga monitori 32" i punës në atë 15" të laptopit në shtëpi? E pamundur! Nga ana tjetër për shembull një gazetar besoj se punon nga shtëpia pa problem.
 

EnoB

Member
Njerëzit janë të ndryshëm dhe për secilin funksionojnë metoda të ndryshme. Disa punojnë në sekuenca të shkurtra kohe dhe marrin pushime të vogla herë pas here. Të tjerë preferojnë të punojnë disa orë rresht dhe ta kenë ditën e lirë më pas. Vetë e kam më të përshtatshme të punoj në divan, po njoh shumë njerëz që kanë nevojë të kenë në shtëpi një hapësirë pune si në zyrë. Do të këshilloja të provonit gjëra të ndryshme dhe të zbatoni atë që funksionon për ju, për aq kohë sa jua lejon puna që bëni.

Dhe mos prisni që produktiviteti të jetë i njëjtë si gjithmonë, sepse për shumicën është hera e parë që punojnë nga shtëpia dhe është një zgjidhje që bëhet nga halli, jo për të provuar një mënyrë të re pune. Jemi në një periudhë krize të përgjithshme, dhe është e pritshme të mos jemi në maksimumin e produktivitetit.
 

$hrek

Well-known member
Në shumë fusha është e pamundur të punosh nga shtëpia. Besoj se puna kufizohet vetëm në gjëra që bëhen me kompjuter, por nga ana tjetër dikush mund të mos ketë programet e punës në shtëpi, ose edhe mund të mos ketë aparatet e duhura.

Si punon dot një designer nga monitori 32" i punës në atë 15" të laptopit në shtëpi? E pamundur! Nga ana tjetër për shembull një gazetar besoj se punon nga shtëpia pa problem.
Kjo është e vërtetë, dhe për shumicën ky është problemi më i madh kur duhet të punojnë nga shtëpia. Jashtë shtetit, kompanitë që ofrojnë mundësinë e punës nga shtëpia, zakonisht të ofrojnë edhe mjetet. Po këtu në Shqipëri, në shumë vende as në zyrë nuk i ke mjetet e përshtatshme, jo më të të mundësojnë laptop-ë dhe aparatë të tjerë për të punuar nga shtëpia.
 
Top