Probleme me pagimin e siguracioneve nga e-albania

Xhaxhai im ka një dyqan të vogël, regjistruar si person fizik. Prej vitesh është lidhur me një ekonomiste e cila i mirëmban veprimtarin. Për të paguar siguracionet, çdo muaj shkonte tek ajo, merrte urdhër pagesën (kundrejt pagesës 500 lekë) dhe e paguante në bankë.

Gjatë karantinës unë e ndihmova që ti nxirrja mirëmban e-albania urdhër pagesën. Që atëherë deri muajin e kaluar ja kam nxjerrë unë. këto dy muajt e fundit kur aplikoj tek e-albania më shfaqet mesazhi “Ju nuk keni detyrime për të paguar!”. Ndërkohë nuk është i shkëputur nga puna dhe në gusht ekonomistja ja kishte nxjerrë pa problem.

Keni ndonjë informacion pse më del ky mesazh dhe si mund ta zgjidh këtë problem?
 

meri72

Well-known member
Me shumë mundësi problemi të qëndron në faktin që ekonomistja nuk ka bërë deklarimin nëpërmjet e-filing. Dmth, në mënyrë që të shfaqet urdhërpagesa tek e-albania duhet si fillim të bëhet dorëzimi i listëpagesës tek llogaria në e-filing. Menjëherë me dorëzimin e listëpagesës në e-filing ajo do të shfaqet automatikisht tek e-albania.
 

Anisa

Member
Po edhe mua më ka ndodhur, pyeta tek tatimet dhe më kanë dhënë të njëjtën shpjegim si @meri72
Mund ti marrësh të dhënat e llogarisë së e-Filing ekonomistes dhe ta bësh vete këtë procedurë. Madje mund ti nxjerrësh direkt nga e-Filing, pa përdorur më e-Albania.
 
Top