Posta Shqiptare

jubei

Well-known member
Shkoj te posta sot, pres 1 orë dhe si përfundim më thonë nuk të shërbejmë se nuk ke maskë. Ndërkohë kishin njërin te dera që "organizonte" klientët (e cila përfshinte të rrinte te dera e ti nxirrte ai numrin secilit) por nuk tha gjë edhe pse më foli disa herë ndërsa "organizonte".

Si përfundim thanë kemi nxjerrë lajmërim, është i ngjitur tek xhami. Lajmërimi ishte me foto, ngjyra dhe gërma të vogla, e ngjante më tepër me reklamë, tani i bie të lexojmë tër reklamat e xhamit se mos ka ndonjë lajmërim? Apo mos duhet të bëhem subscribe te FB i kryeministrit që të jem i informuar?

Stafi ishte krejt i pasjellshëm, sa shkoj te ajo te banaku tha vetëm "Pa maskë nuk shërbejmë. FILANI! Sill tjetrin". Shkoj të ankohem te ky i derës, unë i flisja ai m injoronte dhe fliste me klientët e tjerë.

Kisha mendim të mirë për postën shqiptare por kjo e sotmja ma prishi imazhin. Për më tepër nuk e kuptoj se si mund të jenë kaq të pasjellshëm këta që punojnë në shërbimin e klientit.
 

alkimisti

Well-known member
Ngjan si nje situate tipike ne administraten shqiptare. Nuk e shohin si detyre te tyren qe t'u sherbejne qytetareve, po sillen sikur po na bejne nder.
 

rashomon

Well-known member
Administrata shquhet për mosmirësjellje dhe mungesë profesionaliteti. Dhe ndodh kaq shpesh sa na është bërë normale, por në fakt është shumë filozofi e gabuar. Duke qenë se paguhen me taksat tona, duhet të sillen në mënyrën e duhur për të na shërbyer. Siç thotë dhe @alkimisti këta sillen sikur janë në ditë pushimi dhe shkojmë i thërrasim për të na bërë ndonjë nder, jo sikur e kanë pjesë të punës të komunikojnë mirë.
 
Nuk e di se çfarë mund të kenë shkruar tek lajmërimi në xham, por sipas Protokollit të verdhë të masave higjeno sanitare, që posta duhet të zbataj, thuhet: "Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment doreza mbrojtëse, maska dhe higjenizues duarsh me mbi 60% alkool". Për mendimin tim @jubei duhet të ishit ankuar.
 
Top