Portali e-Albania

Drishti

Well-known member
Me fillimin e vitit, u lajmerua dhe shtimi i funksioneve te portalit e-Albania. Cila eshte eksperienca juaj me kete portal? A eshte efikas dhe i shpejte sic marketohet apo ka vend per permiresim?
 

meri72

Well-known member
Per gjerat qe me jane dashur mua me ka funksionuar. Dhe kur u kam shkruar ne nje rast qe kisha probleme me logimin, me kane kthyer pergjigje.
 

Elis Regina

Active member
Shume i mire me duket, sidomos per te marre certifikata e keshtu gjerash. Problemi eshte qe besoj se pak njerez e perdorin. Preferojne te rrine ne rradhe neper sportele.
 

heisenber9

Well-known member
Eshte vertet i dobishem sidomos me keto funksionet e reja qe jane shtuar, madje degjova qe edhe biznesin mund ta hapesh online aty, por ndoshta do duhet pak kohe sa te mesohen njerezit.
 

Waldo

Well-known member
Gjeja me e mire e te berit te procedurave online si per individet edhe per bizneset eshte qe pervec radheve te gjata evitojme edhe korrupsionin qe behej me pare me punonjesit e administrates.
 

Dhurata

Well-known member
Pavarësisht se portalit i kemi dhënë shumë informacione personale, mua ky portal më ka hyrë shumë në punë për tërheqjen e certifikatës familjare dhe personale, për gjobat e makinës, si dhe për diplomën. Mendoj se është një portal që lehtëson shumë punë sidomos efektin e tij të vërtetë e pamë gjatë karantinës. Shumë i nevojshëm!
 
Pavarësisht se ka shumë difekte apo mangësi, për mua është shumë efikas, të kursen shumë kohë edhe lekë 🤑. Për më tepër kam vënë re që është vazhdimisht në përmirësim e sipër dhe sa vijnë e shtojnë më shumë shërbime.
 
Top