Paga minimale 30 mijë lekë

Çfarë mendoni për lajmin e ri që paga minimale do të shkojë në 30 mijë lekë? Premtim i kotë apo diçka e realizueshme në të ardhmen e afërt?
 

understudy

Well-known member
Dëgjova që e dha si premtim për nga 1 janar 2021, që siç e dimë është vit zgjedhjesh. Po përpiqen të marrin disa vota për vitin tjetër.
 
Po të marrim parasysh faktin që rroga minimale ka qenë gjithmonë në rritje besoj se mund të rritet vërtetë. Por ajo që unë dyshoj është nëse po të rritet do të bëhet 30 000 lekë. 🤔
Që nga viti 2000 kur rroga minimale ka qenë 7000 lekë, rritja më e madhe është bërë me 2200 lekë. Kështu që mendoj se 4000 lekë rrije për njëherë duket pak vështirë.
 

Drishti

Well-known member
Po c'eshte kjo rritje arbitrare keshtu, si ne kohen e para 70 viteve? Rroga minimale rritet duke marre parasysh si funksionon tregu, jo se keshtu tha qeveria. Nese biznesi nuk eshte gati te paguaje, thjesht do te shkurtoje vendet e punes.
 

oaky

Well-known member
Fjale koti, nuk mund ta ngreje rrogen minimale nga hici. Nuk e kuptoj se pse para nje muaji u tha qe kemi nevoje per ndihma nga jashte, sepse ekonomia ishte ne prag te katastrofes per shkak te termetit, kurse tani qenkemi ne gjendje te rrisim pagen minimale me 15%.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Mungesë absolute strategjie afatgjatë me këto rritje. Pagat i rrit tregu dhe jo qeveria. Këta marrin merita kot. Për më tepër, rritja e rrogës minimale është ndikim negativ për ata që do konkuronin për vendin e punës duke punuar për më pakë.

Nëse fillestari më kushton pothuajse sa ai me ca eksperiencë apo aftësi më tepër, preferoj të paguaj pak më tepër dhe të marr atë me eksperiencë. Ai tjetri që gjasme ndihmohet nga rritja e rrogës minimale do rrijë në shtëpi deri sa ta marrë dikush në të zezë.

Strategji idioteske.
 
Top