Objektiva mujore apo 3-mujore?

VB

Member
Cfare objektivash vendosni ne kompanite tuaja, 1 mujore apo 3 mujore? Objektivat 3 mujore me duken te largeta dhe jo shume motivuese, por kam pare qe shumica rekomandojne keto ne vend qe te vendosesh objektiva mujore. Cilat jane avantazhet e seciles dhe cila eshte me efektive per bizneset e vogla?
 

$hrek

Active member
Varet nga lloji i biznesit dhe nga sa i gjatë është cikli i shitjeve. Nëse po shet për shembull veshje apo gjëra të tjera me kosto të vogël, atëherë mund të vësh objektiva mujorë. Nëse po shet pasuri të paluajtshme apo shërbime që zgjasin me muaj, nuk ka shumë kuptim të vendosësh objektiva mujorë se do të dalësh për muaj të tërë sikur nuk ke pasur rezultate.
 

summer vibes

Well-known member
Objektivat afatgjata mund te mos jene shume motivuese, por objektivat afatshkurtra shkaktojne me shume stres. Sic thote edhe @$hrek , varet nga lloji i kompanise, sepse ne disa fusha, eshte e kote te vendosesh objektiva mujore. Ideja eshte te jene objektiva te qarta, qe te mos krijohet konfuzion se cfare kerkohet dhe te jene te arritshme, sepse ndryshe jane vetem fjale qe do t'i shenosh ne nje raport dhe nuk do te te sherbejne per ndonje gje.
 

alkimisti

Well-known member
Nuk eshte e thene te zgjedhesh. Mund te caktosh objektiva tre-mujore, se cfare do te arrish ne fund te tre-muajve, dhe gjithashtu mund te vesh dhe miniobjektiva per cdo muaj qe t'i ndjekesh detyrat hap pas hapi. Kjo eshte metoda qe ndjek vete dhe kam vene re qe e ndjekin shume te tjere.

Kur ve objektiva shume afatgjata, ndodh qe kujtohesh dy jave perpara qe je mbrapa dhe mundohesh te besh punen e tre muajve ne disa dite. Nese e ke te qarte se cfare do te arrish ne fund te cdo muaji, i arrin edhe objektivat e nje viti pa problem.
 

CoCo

Well-known member
Objektivat e pergjithshme te biznesit i vendos tre-mujore, por objektiva personale per punonjesit i vendos mujore. Ne fillimi i kisha tre-mujore edhe per punonjesit, sepse mendoja se objektivat afatshkurtra do t'i vinin me shume ne stres, por sic thote @alkimisti me objektiva tre-mujore harronin fare qe kishin target dhe stresoheshin javet e fundit vetem.
 
Top