Numri personal i telefonit per biznes

drenovari

Well-known member
Une kam perdorur te njejtin numer telefoni si per ceshtje te punes ashtu edhe per ceshtjet familjare derisa erdhi nje moment qe u be e bezdisshme sepse nuk dija nese po me telefonin per arsye pune apo jo ose nese duhet ta hapja. Kuptohet qe varet nga situata, por besoj shumicen e rasteve per njerezit qe kane nje biznes eshte e paevitueshme mbajtja e nje numri telefoni te vecante per qellime pune apo e kam gabim?
 

Drishti

Well-known member
Patjeter qe duhet nje numer me vete per biznesin. Eshte me profesionale dhe e ke me te lehte te shkeputesh nga puna kur e ke te nevojshme.
 

meri72

Well-known member
Isha nga ata personat qe kisha cdo gje ne nje telefon dhe ne nje adrese email-i, derisa bera nje lapsus me nje klient duke i derguar nje mesazh te gabuar. Nuk pati ndonje pasoje, por qe atehere zura mend qe t'i ndaja gjerat.
 

Waldo

Well-known member
Ndonjëherë numrin e punës do ta përdorin edhe persona nga stafi, kështu që është e nevojshme të vendosësh disa kufij kur biznesi nuk je më vetëm ti por një grup njerëzish. Nëse ke një email për çështjet e punës, ke edhe një numër telefoni.
 
Është mirë që jetën profesionale ta ndash nga ajo personale edhe në këtë drejtim. Mbaj dy numra që dhe ti vetë ta dish për çfarë arsye të telefonojnë. Ka shumë klientë të cilët të marrin në orare jashtë pune, prandaj të sugjeroj të mbash dy numra që dhe ti mos shqetësohesh prej tyre por edhe ata të mësohen me oraret e përcaktuara kur ti punon.
 
Top