Ndikimi i Koronavirus tek bizneset e vogla.

Ron

VIP
Nëse për biznesin e madh beteja me Koronavirus ka sjellë dëme të mëdha, mendoni që për biznesin e vogël kjo situatë mund të çojë deri në falimentimin e tyre?
 
Varet nga biznesi them. Disa kanë shumë fitime për momentin, disa të tjerë kanë humbje çdo ditë e më tepër. Gjithsesi, në periudha krize është gjithmonë biznesi i vogël që vuan më tepër.
 

fineco

Member
Ditët e para kur paniku ishte prezent pati dyndje të mëdha blerjesh nga qytetarët por gjatë ditëve të izolimit xhiroja ditore e këtyre bizneseve nuk u afrohet as ditëve më të dobëta në kohë normale, kështu shprehen dhe vetë tregtarët. Plus që disa produkte nuk janë rezistente për një kohë të gjatë kështu që humbja është e dukshme, aq sa mund të çojë dhe në falimentim nëse situata vazhdon e tillë.
 

ervin89

Active member
Ka shume sektore qe jane bllokuar plotesisht, eshte biznesi i vogel, turizmi, sherbimet, etj. dhe nuk dihet sa kohe do vazhdojne te jene 'te paralizuar'. Masa me e mire per bizneset qe eshte marre gjate menaxhimit te kesaj situate eshte shtyrja e obligimeve kreditore që kane ndaj bankave komerciale.
 
Top