Ndihma financiare për koronavirusin refuzohet

jubei

Well-known member
Kompania jonë ka aplikuar për ndihmën e paketës së dytë, pra atë me 40.000 lekë, që kur u shpall para rreth 1 muaji.

Statusi ka qënë i aprovuar deri më pardje, kur na kanë kthyer përgjigje negative për të gjithë punonjësit. Refuzimi nuk ka asnjë shpjegim përveç "nuk përmbush kriteret", prandaj edhe kemi "apeluar" me ankesë, pasi besojmë se kualifikohemi në të gjitha pikat.

Çfarë më bën përshtypje është që kemi patur disa herë kontakt me organin e caktuar për sqarime etj, dhe në çdo komunikim na është dhënë përgjigje pozitive për rastin tonë. Refuzimi ka ardhur pikërisht tani që edhe aplikimet janë mbyllur, pra që nuk kemi më mundësi të ri-aplikojmë.

Gjithsesi, desha të pyes nëse edhe të tjerë kanë hasur një situatë të tillë?
 
Mua deri tani nuk më ka ardhur, apo dëgjuar ndonjë rast i tillë. Ajo që do të thoja është se pavarësisht se tani janë mbyllur aplikimet, nëse sipas VKM 305 datë 16.04.2020, gjykoni se jeni përfitues të ndihmës së dytë financiare, mund të bëni ankim administrativ në Drejtorinë e Apelit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Nëse nuk merrni zgjidhje as aty, ju këshilloj ti drejtoheni gjykatës.

Nëse vendos të ndjekësh këtë procedurë, ki parasysh se e drejta për t'u ankuar është 1 muaj nga marrja në dijeni për aktin administrativ që të ka dërguar Administrata Tatimore.
 

jubei

Well-known member
Kompania jonë është SHPK dhe aktivizohet në fushën e informatikës, por me sa duket na paskan cilësuar si "profesion i lirë" në bazë të kodit noce.

Na thanë që kishin bërë "rishqyrtim" dhe si pasojë ishin përjashtuar edhe kompani të tjera në fushën tonë, të cilat fillimisht ishin të "aprovuara". Si arbitrare dhe pa lidhje më duket.
 

rashomon

Well-known member
Më duket se kanë vënë re që u shkoi shumë shtrenjtë kjo paga e luftës dhe vendosën papritur që disa profesione janë të lira.
 

jubei

Well-known member
Më mirë të na thonin nga fillimi që nuk marrim gjë, e ta dinim t mos lodheshim kot. Por më tepër inat më vjen se ndërkohë që ne na bëjnë naze, kanë marrë përfitime kompani të mëdha përfshi dhe banka etj. Tallje b**** dmth.
 
Top