Ndalimi i muzikës dhe mbyllja e club-eve

Dhurata

Well-known member
Sipas vendimit të ri lokalet nuk do të kenë muzikë pas orës 20:00 si dhe club-et e natës u mbyllën përfundimisht.

Si mendoni a do të ndikojë shumë negativisht ky ndryshim qoftë te bizneset e lokaleve, clube-ve, apo dhe te vetë artistët të cilët nuk do të mund të performojnë dhe rrjedhimisht as të fitojnë të ardhura?

Mendoni se ishte vendim i drejtë në këtë situatë?
 
Ne nuk mund ta gjykojmë tani nëse është vendim i drejtë ose jo, koha do ta tregojë. Por, mendoj se ishte një vendim i drejtë sepse e kemi të pamundur të përballojmë as psikologjikisht as ekonomikisht një izolim të plotë përsëri. Mbyllja e ambjenteve ku grumbullohen shumë njerëz si kafene dhe club duhej bërë, askush nuk respekton distancën.
 
Dhurata

Well-known member
Dakort ama njerëzit janë prap në kafene edhe pse nuk ka muzikë dhe përsëri asnjë masë nuk respektohet. Kjo situatë duket sikur virusi thotë: "do shkoj te ky lokal se paska shumë njerëz", shkon aty shikon që nuk ka muzikë dhe thotë:"Po iki fare të fle se nuk rrihet pa muzikë, po dal nesër më mirë të shikoj cilin do infektoj" :p A përcillet virusi mes muzikës apo çfarë?! Se nuk e kuptoj.
 
hahah dakort por ka shumë njerëz të cilët do shkojnë në shtëpi dhe do shmangin kafenetë.
 
rashomon

Well-known member
Nuk më pëlqen ky dallim që bëhet, lokal nate apo dite. Nëse qenka e rrezikshme, atëherë të mbyllen edhe kafet, pse vetëm lokalet e natës? Mesa shoh, nëpër kafene njerëzit rrinë më ngjitur se në lokalet e natës.

Një herë thanë që s'do të mbyllim më biznese sepse do t'ua lëmë në dorë qytetarëve të kujdesen, tani i mbyllën prapë. Të paktën të tregohen të qartë me ato që thonë. Personalisht nuk më intereson shumë nëse u mbyllën apo jo lokalet e natës, thjesht më shqetëson fakti që marrin vendime sot për nesër dhe e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me kompaninë time. Është ndryshe kur e di që mund të rikthehet karantina dhe bën ca plane, dhe ndryshe kur e ke fjetur mendjen që s'ka më mbyllje dhe lajmërohesh një ditë para që do të mbyllesh prapë.
 
mendoj se duhet të përgatitesh për çdo rast, në këtë situatë më mirë përgatitu dhe për mbylljen sesa të të kap papritur
 
dr. dollari

Active member
Pavaresisht koronavirusit kjo e orarit me pelqen pasi keto lokalet qe mbajne muziken deri vone neper lagje jane bere te bezdisshme. Shpresoj te mbahet ky orar edhe ne vijim.
 
Donald

Well-known member
Une nuk e kuptoj cpune prish muzika. Lokalet jo se do humbasin kliente, se duam sduam ne kafe veme, por mendoj se me te shqetesuar nga kjo situate jane kengetaret. Jo keta pseudokengetare qe kendojne 10 min "live", por ata te cilet bejne muzike te mire e nuk u kendojne makinave, lekeve etj. Une njoh personalisht disa dhe vertet jane ne hall, kane kredi per te shlyer dhe nje pjese e te ardhurave i siguronin nga koncertet.
 
VB

Shumica e ketyre kengetareve qe thua ti nuk jane te regjistruar si biznes apo si te vetepunesuar, dhe per rrjedhoje nuk paguajne asnje takse. Ne TV dalin e thone sa mijera euro fitojne ne nje vere, por s'ma merr mendja qe ndokush paguan taksa si biznes i madh.

Kurse kafet qe lejohen te punojne, jane ato qe sherbejne ne ambiente te hapura. Lokalet e nates kryesisht jane ambiente te mbyllura ku mblidhen shume here me teper njerez dhe ku eshte pothuajse e pamundur te zbatohet ndonje mase mbrojtjeje.
 
Pse kafenete jane ndryshe nga lokalet e nates? I ke pare sa ngjitur jane tavolinat dhe karriget?? Se kuptoj ku qendron ndryshimi ne asnje vend nuk zbatohen masa mbrojtese shiko rreth teje! Lokale e nates jane thjesht lokale(kafene) por qe punojne naten
 
Arben

Member
Nuk e di nese e keni degjuar por arsyeja pse mbyllet muzika pas ores 8 (vec grumbullimit masiv), jane dhe sterkalat e peshtymes qe leshojme kur flasim afer njeri tjetrit. Per shembull je ne nje lokal ku ka muzike e larte dhe per t'i komunikuar personit qe po shoqerohesh duhet te afrohesh dhe t'i flasesh me ze te larte, gje kjo qe nxjerr me teper sterkala dhe rritet mundesia e infektimit apo transmeimit e Covid.
 
Top