Në cilat raste duhet që kontratën ta lexojë një profesionist ligjor?

$hrek

Well-known member
Jam i kujdesshëm me hartimin apo firmosjen e kontratave të ndryshme dhe gjithmonë i lexoj me vëmendje. Doja të dija se kur këshilloni që një kontratë të lexohet nga dikush që merr vesh nga fusha e ligjeve. A duhet t'i kontaktojmë sa herë që kemi vështirësi të kuptojmë një kontratë, kur bëhet fjalë për shuma të mëdha parash, apo kur kemi të bëjmë me ndonjë çështje delikate?
 

summer vibes

Well-known member
Idealisht duhet qe cdo kontrate te lexohet nga dikush qe merr vesh nga ligjet, por them se kur ve re qe permenden penalizime ose kur eshte fjala per shume para, eshte me e domosdoshme. Gjithsesi, edhe nese nuk jane mundesite per te kontraktuar nje konsulent ligjor, eshte shume e rendesishme qe para se te firmosesh te kuptosh cdo gje qe eshte shkruajtur ne kontrate
 
Unë do ju këshilloja që përpara se të firmosni, të konsultoheni me dikë që ka njohuri rreth kontratave. Mund të ndodh që pavarësisht se kontrata është lehtësisht e kuptueshme, mund të ketë shkaqe që e bëjnë atë të pavlefshme.
 
Top