Mirëpritja e një punonjësi të ri në punë

Anisa

Well-known member
Po bëj gati dy javë që kam filluar punë dhe duke qenë se nuk eksperiencë pune më përpara, e kisha dhe e kam akoma këtë stresin e fillimit.
Realisht këtu më mirëpritën si fillim, por tani pak a shumë shikojnë punën e vet dhe bëjnë muhabetet e tyre. Mua nuk më ndihmojnë shumë dhe kam shumë gjëra që si di, si për punën ashtu edhe për rregullat e zyrës. Jam pothuajse gjatë gjithë kohës në siklet, se nuk di si të sillem.

Po ju si i keni pasur fillimet tuaj? Keni ndonjë sugjerim për mua 🙃
 
Unë tek puna e parë mendoj se kam qene tek ato rastet ekstreme, kur nuk fle gjumë dhe nuk të hahet bukë nga stresi. Por ama tani ta them nga eksperienca që gjëja me keqe që mund ti bësh vetes në këtë rast është, të stresohesh.

Për mua mos e vrit mëndjen fare, pyet për çdo gjë që nuk di dhe shiko të fokusohesh si të bësh sa më mirë punën.
 

summer vibes

Well-known member
E rendesishme eshte te pyesesh per çdo gje qe nuk di, keshtu shmang edhe gabimet ne pune dhe pershtatesh me mire me grupin.

Une kam pasur me shume kete pjesen e funksionimit te zyres, per pushimin e drekes per shembull. Mbaj mend qe ne fillim nuk dija ca te beja te merrja ushqim me vete apo te dilja jashte per te ngrene 😂. Por mendoj @Anisa qe javen e trete nuk do kesh me asnje problem te tille.
 

CoCo

Well-known member
Kujdes te mos flasesh shume per jeten tende personale, pa e njohur mire stafin si fillim. Une e kam pesuar dikur nga kjo, pasi sa nisa pune, filluan te me pyesin te gjithe jo cfare kisha bere me perpara, kisha te dashur apo jo, me se merrej ai, e keshtu budalliqesh. Pastaj me vone mora vesh qe vetem beni thashetheme per mua dhe mi perdornin kunder keto informacione.
 

Unknown

Well-known member
Po bëj gati dy javë që kam filluar punë dhe duke qenë se nuk eksperiencë pune më përpara, e kisha dhe e kam akoma këtë stresin e fillimit.
Realisht këtu më mirëpritën si fillim, por tani pak a shumë shikojnë punën e vet dhe bëjnë muhabetet e tyre. Mua nuk më ndihmojnë shumë dhe kam shumë gjëra që si di, si për punën ashtu edhe për rregullat e zyrës. Jam pothuajse gjatë gjithë kohës në siklet, se nuk di si të sillem.

Po ju si i keni pasur fillimet tuaj? Keni ndonjë sugjerim për mua 🙃
As un sjam tip qe perfshihem lehte, se shoh si problem pasi kam natyren dhe rehatin qe te rri vetem por qe koleget e mire shpesh ta bejne punën e lehte qofte ne anen profesionale qofte dhe sociale.

Un do sygjeroja te afroheshe ngadale duke ber ndonje muhabet shoqëror me pas puna vet te integron ne grup.
Nga ana profesionale un tregohem i gatshem te ndihmoj dhe kurioz te degjoj dhe kur e di dicka, nese mundesh ndihmo...

Mos prit te kene vemendjen te ty si ne fillim pasi aty jane per pune jo te rrine te studjojne puntoret e rinj, eshte shume normale dhe sduhet ta shohësh me stres kete pjese.
 

rashomon

Well-known member
Për rregullat e përgjithshme të zyrës duhet të pyesësh nëse nuk po t'i thonë, nuk ke pse e streson veten duke e vrarë mendjen çfarë të bësh. Sa për punën në vetvete, nëse ke një mbikëqyrës që di më tepër mund të pyesësh atë, por nëse je profesionistja e vetme e fushës në zyrë, atëherë duhet të mësohesh t'ia dalësh vetë. Nga përvoja ime, këshilla që mund të të jap është të mos kesh frikë të bësh pyetje, sepse ndryshe nuk mëson dot.
 
Top