Mbyllja e faqeve nga AKEP

alkimisti

Well-known member
E keni vene re qe pothuajse perdite AKEP vendose te mbylle faqe interneti pa ndonje arsye te caktuar? Si mund te vendose nje agjensi shteterore te mbylle nje faqe te rendesishme si medium.com, vetem se dikush ka ankesa ndaj faqes. Te pakten te bllokohen linqe te caktuara problematike, po jo nje platforme e tere.

Nuk eshte puna te permbajtja e faqeve, por problemi qendron te cenimi i lirise se informimit. Cfare na dallon nga diktatura, nese nje agjensi shteterore vendos si t'i teket te mbylle faqe te caktuara?
 

Drishti

Well-known member
AKEP ka nxjerre njoftim qe nuk vendosin ata te mbyllin faqet por thjesht percjellin vendimet e AMA-s apo gjykatave, te kompanite e internetit.

Po c'rendesi ka kush vendos, AKEP apo AMA! Problemi eshte te ky parimi ne Shqiperi, qe nje person i vetem, por me lidhjet e duhura neper institucione, mund te vendose t'u prishe pune te gjitheve.
 

rashomon

Well-known member
Paketa e famshme antishpifje, i jep qeverisë fuqinë për të bllokuar, gjobitur dhe kufizuar qasjen në faqet e internetit që mendohet se botojnë “lajme të rreme” ose shkelin kërkesat e parashikuara në ligj.

Te pakten te bllokohen linqe te caktuara problematike, po jo nje platforme e tere.
Ky ishte gabimi për mendimin tim. Jam dakort që jo çdo gjë në internet duhet të lejohet të qarkullojë, por jo të bllokohen faqe të tëra. Besoj që këto probleme kanë ardhur për shkak se në këto institucionet qeveritare, ka shumë burokracira dhe miqësira, por pak profesionistë. Duhet të shikojnë të punësojnë dhe njerëz që marrin vesh për t'u thënë që mjafton të bllokohet një link i caktuar, jo i gjithë domain-i.
 

jubei

Well-known member
Mua më duket standarde kjo, nqs ka ankesë ndaj kësaj faqeje dhe ata nuk kanë marrë hapat e duhura, është në dorën e autoriteteve ta bllokojnë. Është lehtë të qahesh për qeverinë po pse duhet me mbështet këtë website? Nga e dini ju që AMA nuk ka të drejtë dhe fajtor është Medium?
 

alkimisti

Well-known member
Problemi eshte qe Medium nuk eshte nje faqe e thjeshte, eshte platforme me informacione te dobishme per shume njerez. Edhe ne rrjete sociale ka lajme te rreme dhe materiale te palejuara, por nuk po e bllokon njeri tere Facebook-un per shembull. Nuk po themi qe te mos kete kontroll fare dhe te shkelet e drejta e autorit, por mos te penalizohen dhe njerezit e tjere qe duan ta perdorin si platforme. Te gjejne nje menyre qe te bllokojne vetem ate segment qe shkel ligjin.
 
  • Pëlqej
Reactions: Ron

EnoB

Member
Duke qenë në biznesin e artit dhe muzikës, cënimi i të drejtës së autorit më prek po aq sa cënimi i lirisë së informimit që keni përmendur ju.

E kuptoj që është qejf të shkarkosh materiale pa nxjerrë asnjë gjë nga xhepi, por duhet të kuptoni që dikush është lodhur dhe ka investuar kohë dhe para për t'i krijuar ato, njëlloj si për çdo punë tjetër. Si do të ndiheshit ju, sikur në fund të një pune shefi apo klienti mos t'ju paguante, pavarësisht se e merr produktin ose shërbimin tuaj?

Nëse nuk merren masa që për ju konsiderohen ekstreme, nuk do të zgjidhet kurrë ky problem. Kur një faqe ose platformë, nuk arrin dot të kontrollojë materialet e paligjshme që publikohen në të, atëherë meriton të penalizohet. Dhe po flas vetëm për rastin kur shkelja është e drejta e autorit, nuk kam përmendur raste të tjera më të rënda kur shpërndahen materiale personale që dëmtojnë figurën e një personi.
 

Ron

VIP
Nuk jam dakort me faqet që shpërndajnë materiale të paligjshme, por bllokimi i tërë Medium-it është pak ekstrem. Aty mund të gjeje artikuj shumë të mirë dhe profesionalë në shumë fusha. Unë vetë, duke qenë i fushës së programimit, gjeja aty shumë informacione dhe lajme të dobishme rreth zhvillimeve të reja. Kontroll normal që duhet, por s'jam dakort me bllokimin e platformave të tëra.
 

alkimisti

Well-known member
Nuk jam dakort me faqet që shpërndajnë materiale të paligjshme, por bllokimi i tërë Medium-it është pak ekstrem. Aty mund të gjeje artikuj shumë të mirë dhe profesionalë në shumë fusha. Unë vetë, duke qenë i fushës së programimit, gjeja aty shumë informacione dhe lajme të dobishme rreth zhvillimeve të reja. Kontroll normal që duhet, por s'jam dakort me bllokimin e platformave të tëra.
Censurim aspak, kontroll po! 😜
 
Top