Mbledhje pune jashte orarit te punes

Drishti

Well-known member
Dua te organizoj mbledhje pune javore ose dyjavore me stafin, por problemi eshte qe gjate orarit te punes punonjesit nuk mund t'i lene detyrat e tyre, te pakten jo te gjithe. Po mendoja qe t'i organizoja mbledhjet te premteve, nje ore pas orarit te punes, por a duhet t'jua paguaj kete ore pune?

Nje ide tjeter do te ishte qe t'i organizoja ne dy-tre grupe per te bere mbledhjen, por nuk me pelqen shume si zgjidhje sepse do me merrte mua vete shume kohe dhe do te preferoja t'i mblidhja te gjithe bashke. Cfare zgjidhjeje me keshilloni?
 

rashomon

Well-known member
Më duket ide më e mirë të bësh mbledhje me grupe të ndryshme punonjësish, ndaji sipas departamenteve dhe nuk ke pse mban njeri jashtë orarit. Për më tepër, i bën mbledhjet më efikase, sepse nëse do të diskutosh për shembull një çështje të Financave, nuk i mban kot në mbledhje punonjësit e departamenteve të tjera që nuk kanë lidhje me çështjen.

nuk me pelqen shume si zgjidhje sepse do me merrte mua vete shume kohe
Duke qenë se je drejtues i stafit, duhet të marrësh parasysh që do harxhosh kohë duke mbledhur dhe organizuar stafin. Nëse nuk ke me të vërtetë shumë kohë, bëji mbledhjet pak më rrallë por prapë se prapë duke e ndarë stafin në grupe.
 

meri72

Well-known member
nuk i mban kot në mbledhje punonjësit e departamenteve të tjera që nuk kanë lidhje me çështjen.
Shume keshille e mire. Problemi me i madh me mbledhjet qe kam une si punonjese, eshte qe ne vend te qe te jem duke punuar, jam me ore te tera ne mbledhje duke degjuar probleme te departamenteve te tjera, per te cilat as nuk jam e interesuar t'i degjoj dhe as nuk kam ndonje lidhje.

Gjithashtu, shumica e mbledhjeve mund te permblidhen fare mire me nje email, pervec rasteve kur eshte e domosdoshme qe te diskutosh balle per balle me punonjesit. Keshtu qe shiko te mbledhesh stafin kur ke dicka me te vertete te rendesishme dhe te mos i mbash kot jashte orarit te punes.
 

mandala

Well-known member
Logjikisht duhet të paguhet çdo orë pune, brenda apo jashtë orarit të zakonshëm. Nëse nuk paguhet, mund të krijojnë justifikime për t'u larguar më herët.
Nëse të duhen gjithë punonjësit të pranishëm në mbledhje, kjo është e vetmja zgjidhje.
 
Top