Masat e qeverise kunder COVID-19

dr. dollari

Well-known member
Nuk e kuptoj cfare llogjike ka qe te ecesh ne rruge ne ambient te hapur eshte e rrezikshme per COVID dhe meriton maske, ndersa te ulesh ne lokal nuk eshte e rrezikshme dhe nuk ka nevoje per maske. Keta jane out fare dhe po marrin masa per te ardhur keq. Te gjitha keto jane qe te thone qe po bejne dicka, por e vetmja qe po bejne eshte te na pengojne e te na bezdisin.

Ne amerike presidenti ka COVID dhe po shkon ne debate, ndersa te ne as me dal ne rruge nuk mundesh? Sinqerisht budalliqe
 

$hrek

Well-known member
As une nuk e kuptoj. Kam qene gjithmone pro masave per t'u mbrojtur nga koronavirusi, por kesaj te fundit nuk po ia gjej logjiken. Keto dy dite qe ka dale vendimi, une dhe shume te tjere, e mbajme masken tere rruges, pastaj shkojme e heqim ne ambiente te mbyllura me njerez qe teshtijne dhe kolliten.

Nuk di asnje doktor qe te thote per te vene maske ne ambiente te hapura ku nuk ke kontakt me njerez. Ndoshta ka blere qeveria ndonje stok maskash dhe u ka mbetur pa shitur se arsye tjeter per kete vendim nuk po gjej.
 

rashomon

Well-known member
Ndoshta ka blere qeveria ndonje stok maskash dhe u ka mbetur pa shitur se arsye tjeter per kete vendim nuk po gjej.
Ose kjo, ose do të nxjerrë ca lekë nga gjobat. Tërë këto muaj më është dukur që po bëhen eksperimente se deri në cilin nivel budallalliku do durojnë shqiptarët dhe besoj se po arrijmë nivele të frikshme durimi.
 

alkimisti

Well-known member
Une nuk kam kuptuar akoma se si nuk te kap virusi ne keto studiot e debateve ku u bertasin njeri-tjetrit ne fytyre pa mbajtur maske.
 
Top