Marrje kredie apo përdorim i fondeve personale

name of the rose

Well-known member
Përshëndetje,
A do ta këshillonit marrjen e një kredie kur i ke pak a shumë fondet për të nisur një sipërmarrje të re? Fondet e mia personale nuk janë mjaftueshëm për investimet që kam ndërmend, por gjithsesi mjaftojnë për nisur diçka më modeste. Me një kredi do të kisha më shumë mundësi për investim por nuk e di, a ia vlen të marr riskun?
 

alkimisti

Well-known member
Po kur i ke fondet pse ngaterrohesh me kredi. Nese nuk ecen sipermarrja, thjesht ke harxhuar parate e tua dhe kaq. Kur merr kredi, harron qe jane para te marra borxh dhe i shpenzon pa menduar shume.
 

heisenber9

Well-known member
Mund ta nisesh edhe vetem me fondet e tua, por zakonisht duhen te dyja dhe nuk ka asgje te keqe. Kuptohet qe duhet akoma me shume kujdes, me shume pune, por me mire beje si duhet ate qe ke ndermend, perndryshe nuk ka per patur suksesin qe do.
 

Blue Eye Resort

Well-known member
Merr kredinë, investo tamam. Po fillove në mënyrë modeste siç thua, ke për ta patur të vështirë për të marrë fitime. Nëse ke fonde personale, nuk ke shumë arsye për t'u shqetësuar nëse nuk ecën sipërmarrja sepse mund t'i mbulosh humbjet me to
 

Dhurata

Well-known member
Pjesa më e madhe prej nesh që e kemi nisur sipërmarrjen që nga fillimi me të ardhurat tona kemi marrë kredi dhe nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi. Kredinë ke kohë ta shlyesh dhe do e gjesh një mënyrë për ta bërë sikur edhe në rastin më të keq nëse do të dështosh.
 
Top