Marketingu ne kohen e Koronavirusit

alkimisti

Well-known member
Sic po ndodh dhe per shume biznese te tjera, ne kete kohe qe e kemi pothuajse te pamundur te bejme shitje, jemi perqendruar te marketingu online. Megjithate, ne kete kohe nuk eshte e lehte te besh marketing sepse njerezit jane me te ndjeshem se zakonisht dhe mund t'i ofendosh lehtesisht nese nuk je i kujdesshem me permbajtjen e postimit.

Mendoni se duhet permendur situata e Koronavirusit ne postimet online per te promovuar nje biznes? Nga njera ane, me duket se njerezit jane te mbingarkuar me lajme dhe postime qe kane ne qender vetem koronavirusin. Po nga ana tjeter, nuk mund te postosh si zakonisht, pa marre parasysh situaten e veshtire ku ndodhen njerezit per momentin dhe ne nje fare menyre duhet permendur disi. Cilat mendoni se jane praktikat me te mira te marketingut online ne kete situate?
 

rashomon

Well-known member
Praktika më e mirë është që të paraqesësh një produkt apo shërbim të kompanisë që u shërben specifikisht njerëzve në këtë periudhë dhe ta ofrosh me çmim më të ulët.

Nëse prodhimi dhe shpërndarja janë të pamundura, atëherë një formë e mirë reklamimi është ofrimi i informacioneve të dobishme që mund t'u hyjnë në punë me të vërtetë njerëzve. Nuk jam dakort që promovimi i biznesit të jetë njëlloj sikur nuk ka ndodhur asgjë, por duke qenë se njerëzit po bombardohen me temën e koronavirusit, duhet gjetur një mënyrë origjinale për ta lidhur situatën me kompaninë.
 

meri72

Well-known member
Ne marketing thuhet qe fokusi duhet te jete te audienca dhe jo te biznesi. Kjo eshte vecanerisht e rendesishme ne kete kohe, sepse njerezit arrijne ta kuptojne shume lehte kur nje kompani ka si qellim vetem promovimin e saj dhe jo klientin. Postimet tipike qe nisin me "ne keto kohera te veshtira..." dhe pasohen me nje reklame direkte per biznesin, nuk funksionojnë.

Me efikase eshte te ofrosh informacione praktike dhe te dobishme, qe lidhen me industrine ku vepron. Tani nje pjese e madhe e audiences qe synohet nga bizneset eshte online per shkak te izolimit, dhe ky eshte nje plus shume i madh per marketingun dixhital. Megjithate, duhet te shfrytezohet ne menyre me te kujdesshme dhe origjinale se zakonisht.
 

Donald

Well-known member
marketingu i bizneseve sot, duam apo nuk duam duhet te jete i lidhur me situaten aktuale ku jetojme. Ki kujdes vetem per menyren si e trajton situaten dhe se cfare energjie do te transmetosh. Mendoj se marketingu i çdo sipermarrjeje sot duhet te shpreh opimizem dhe te frymezoje, pra me pak fjale te kete ton pozivit, te beje klientin te ndihet mire dhe sigurisht ne rritjen e pozitivitetit te klientit te ndikoje produkti jot ;)
 
Top