Marketingu në Pinterest

name of the rose

Well-known member
Për tipin e punës që bëj, rrjeti social Pinterest do të ishte ideal për të bërë marketing. Por, këtu në Shqipëri sikur nuk ka përhapje shumë të madhe dhe nuk e di nëse do t'ia vlejë të përqendrohem te ky lloj marketingu. A ka ndonjë dijeni se sa përdoret Pinteresti këtu dhe çfarë këshillash do të më jepnit nëse nis fushata marketingu në Pinterest?
 

alkimisti

Well-known member
Kontrollo kete link per te pare statistikat e perdorimit te mediave sociale nga shqiptaret. Pinteresti eshte me i perhapur nga sa mendon. Nuk krahasohet me perdorimin e Facebook-ut dhe Instagram-it, por eshte me i perdorur se rrjete te tjera si Twitter, Tumblr apo Reddit.

Gjithsesi, nese ke ndjekes ne Facebook apo Instgram, mund te besh share dhe postimet e tua te Pinterest-it aty per te terhequr ndjekes.
 

krista

Well-known member
Vete kam kohe qe e perdor Pinterestin dhe me pelqen shume. E nisa me teper per te marre ide per vete se sa per marketing, por me ka funksionuar edhe per kete aspekt, keshtu qe do te te keshilloja qe ta nisje. E vertete qe jashte ka me shume perdorim dhe kam patur kerkesa ofertash nga te huajt per disa produkte te miat, por per fat te keq nuk bej dot delivery jashte shtetit. Nese natyra e biznesit tend ta lejon qe te bashkepunosh me te huajt, Pinteresti eshte nje mundesi shume e mire.
 

jubei

Well-known member
Kontrollo kete link per te pare statistikat e perdorimit te mediave sociale nga shqiptaret. Pinteresti eshte me i perhapur nga sa mendon. Nuk krahasohet me perdorimin e Facebook-ut dhe Instagram-it, por eshte me i perdorur se rrjete te tjera si Twitter, Tumblr apo Reddit.

Gjithsesi, nese ke ndjekes ne Facebook apo Instgram, mund te besh share dhe postimet e tua te Pinterest-it aty per te terhequr ndjekes.
Instagram 1.1%... Statistika dështoi që këtu.
 

the Marketing

Active member
Nëse dish ta manaxhosh siç duhet, Pinteres është shumë fitimprurës. Por kryesorja në përdorimin e tij është që të keni një website, në mënyrë që produktin që do ta publikoni aty, ta lidhni edhe me linkun përkatës. Kështu jo vetëm faqja juaj e Pinteresit do të ketë një shikueshmëri të lartë, por edhe website apo rrjetet e tjera sociale që keni.
 
Top