Logo

Për të mbrojtur markat tregtare apo shërbimi, disenjot industriale duhet të aplikoni për regjistrim tek Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Intelektuale. Për aplikimin duhet të plotësoni formularin përkatës që të japin ata dhe të bashkëngjisni disa dokumente të tjera shtesë si:
- dokumenti që vërteton pagesën e tarifës së caktuar për depozitim
- kopje të emrit / logos që dëshironi të mbroni dhe shpjegimi i detajuar i tyre
- autorizimi i përfaqësimit në rast se kërkesa paraqitet nga një person tjetër

Bashkë me aplikimin duhet të dorëzosh edhe indeksin e dosjes, ku duhet të cilësohen të gjitha dokumentet që përmban dosja në momentin që depozitohet.

Për të krijuar një ide, ky është një formular aplikimi për markë kombëtare dhe indeksi i dosjes:
Formular aplikimi
Indeksi i dosjes

Gjithashtu tek ky vendim mund të shikoni çmimet për regjistrim: Vendim Nr.883, datë 13.5.2009 “Për Miratimin e Tarifave Për Regjistrimin e Objekteve të Pronësisë Intelektuale

Uroj t'ju kem ndihmuar dhe të kem qenë e qartë :)
 
Top