Ligjet per nje salle bilardo

Donald

Well-known member
Babai i nje mikut tim ka nje salle te madhe bilardoje ne shtepine e tij. Ai deshiron te mbaje rregullisht turne, ku njerezit do te paguajne per te hyre dhe fituesi merr parate e çmimit (shume kjo e vendosur ne baze te fitimeve qe do merren).

A eshte e mundur kjo ligjerisht? Ku mund e gjej informacione me te detajuara?
 
Është e mundur, por duke zbatuar ligjet përkatëse.

Sipas ligjit "Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë"
"Lojëra fati” janë lojërat e përcaktuara në këtë ligj, ku pjesëmarrësve në këmbim të një shume të paguar u jepet mundësia e fitimit në para, sende apo të drejta të tjera, ku faktori fat ose ndonjë ngjarje tjetër e pasigurt ka ndikim të drejtpër drejtë dhe është përcaktues si në fitimin, ashtu edhe në humbjen e pjesëmarrësve në secilën lojë.
Nuk vlerësohen lojëra fati:
a) konkurset që zhvillohen në bazë të njohurive të pjesëmarrësve, ku fituesi merr një çmim të caktuar, të vendosur për këtë qëllim;
b) pagesat që bëhen nga sigurimi i jetës ose llojet e tjera të sigurimit, nëpërmjet tërheqjes me short të biletave, të emetuara për këtë qëllim.

Mendoj se një veprimtari e tillë mund të konsiderohet "lojëra fati", prandaj do të sugjeroja të konsultoheshit me institucionin përgjegjës, që është Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Pasi për të ushtruar një aktivitet të tillë duhet të pajisesh me licencë dhe të zbatosh rregullat përkatëse.
 
Top