Libra që rekomandoni për sipërmarrësit

name of the rose

Well-known member
Duke marrë shkas nga hapja e Panairit të Librit sot, cilin libër rekomandoni për sipërmarrësit e rinj?

Mund të jetë një libër që ju ka frymëzuar që të futeni në fushën e biznesit ose një libër profesional që ju ka mësuar gjëra të dobishme. Po kërkoj disa ide se çfarë të blej në Panair këtë vit ?
 

kafkaesque

Well-known member
Unë dëshiroj të blej biografinë e Elon Musk, sepse është një nga njerëzit më suksesshëm në botën e teknologjisë dhe biznesit sot për sot. Përveç kësaj edhe për librin kam parë review pozitive. Jam kureshtar të di edhe unë për disa libra të tjerë me vlerë.
 

alkimisti

Well-known member
Cdo gje nga Dale Carnegie eshte shume e dobishme.

"Baba i pasur, baba i varfer" pervec se eshte motivues, te meson edhe shume gjera.

Edhe nga Mark Manson me kane pelqyer librat, pavaresisht se nuk ishin me te pergjithshem, jo vetem per fushen e biznesit.
 

heisenber9

Well-known member
Une nuk u besoj ketyre librave self-help, sepse as autoret e tyre nuk i zbatojne ato qe shkruajne. Nje nga shkrimtaret e njohur bashkekohore te ketyre librave Jordan Peterson doli qe kishte qene ne spital prej depresionit. Lexoni libra te fushes suaj qe te permiresoheni dhe mos u zini shume bese keta qe e mbajne veten se kane zbuluar sekretet e jetes.
 
Top