Leku vjen vete

Te maksimizosh fitimet apo te perfeksionosh produktin?

  • Biznes behet per te fituar. Maksimizo shitjet dhe fitimet.

    Vota: 5 55,6%
  • Perqendrohu te produkti. Leku vjen vete.

    Vota: 4 44,4%

  • Numri i votuesve
    9

$hrek

Well-known member
Eshte nje nga shprehjet qe degjoj me teper kur diskutoj me njerez ceshtje pune. Sa here ankohesh per fitimet, te thone qe s'duhet ta vrasesh shume mendjen sepse nese punon me pasion dhe nxjerr nje produkt te mire, leku vjen vete.

A jeni dakort me kete shprehje? Mendoni qe ne fillimet e biznesit duhet te perqendrohesh jo te maksimizimi i fitimeve, por te perfeksionimi i produktit final? Jam ne nje situate ku puna qe bej mbulon rrogat dhe kostot e tjera, po nuk eshte se po nxjerr nje fitim te madh. Jam ne medyshje nese duhet te rimendoj disa vendime per te patur fitime me te larta. Nuk e di nese duhet t'i kushtoj vemendje te vecante rritjes se shitjeve dhe fitimeve, apo te vazhdoj te perqendrohem te puna aktuale, sepse sic thone: Leku do vije vete.

A eshte normale per nje biznes te ri te mos kete fitime te larta qe ne fillim apo duhet te shqetesohem?
 

name of the rose

Well-known member
Punën që bëj e nisa fillimisht thjesht si hobi, dhe u shëndërrua shumë organikisht në biznes, kur njerëzit filluan të interesoheshin për produktet që krijoja. Nisa të vrisja mendjen për fitimet vetëm kur m'u desh të bëja disa investime.

Mua më ka ecur kjo filozofia "leku vjen vetë", por s'mund të flas për të gjithë. Mesa kam parë shumica e bizneseve dështojnë, jo sepse nuk janë të aftë në fushën specifike ku veprojnë, por sepse u mungojnë aftësitë për të shitur atë që bëjnë. Por si biznes i ri, besoj që gjëja më e rëndësishme është të investosh te produkti që ofron.
 

Donald

Well-known member
Pasioni eshte pasion dhe biznesi biznes. Qellimi kryesor i biznesit eshte te maksimizosh fitimet keshtu qe shfrytezo cdo mundesi. Dhe me pas kur te arrish qe te kesh fitimet qe ti deshiron te arrish shikoje si pasion, deri atehere puno fort per ta rritur e forcuar biznesin
 

alkimisti

Well-known member
Them se shitjet nuk duhen nenvleresuar. Nese po ben nje pune te papare, po askush nuk e di, ose e shet me nje cmim te paarsyeshem (i ulet apo i larte qofte), atehere kot qe ke hapur biznes. Duhet te vrasesh mendjen edhe te kesh sa me shume fitime, ndoshta jo per t'u bere milioner brenda vitit po te pakten te kesh fitime te konsiderueshme qe te justifikojne biznesin. Ndryshe shko ne nje pune 8-4 me rroge mesatare dhe mos e vrit mendjen per gje tjeter.
 

Dhurata

Well-known member
Në fakt fillimi për çdo biznes është pak i vështirë, duke pasur parasysh që kemi dhe mungesë informacioni (mirë që kemi forumin sa halle kemi zgjidhur këtu). Mendoj se mirë është të perfeksionosh produktin si fillim dhe pak nga pak vijnë dhe fitimet si rezultat i punës së mirë. S'mund të kapësh majat që në fillim, më mirë hapa të sigurta dhe të ngadalta.
 
Nëse biznesi nuk të rrit fitimet, përse të mbash një biznes? Tregohu pak më shumë ambicioz qoftë dhe duke rrezikuar pak. Rrit shitjet, rrit fitimet nuk ke kohë për të humbur, tregu është i vështirë sot je nesër jo, bëj të pamundurën që biznesi jot të jetë i suksesshëm
 

oaky

Well-known member
Jam ne nje situate ku puna qe bej mbulon rrogat dhe kostot e tjera, po nuk eshte se po nxjerr nje fitim te madh.
Nese arrin te mbulosh vetem rrogat dhe kostot e tjera, nuk je ne nje situate te mire financiare. Duhet te kesh edhe disa rezerva per ndonje situate qe nuk e ke parashikuar. Per shembull, kush mund ta merrte me mend virusin dhe termetin kete vit? Kur nuk ke disa para menjane per te tilla situata, falimenton qe me veshtiresine e pare.

Normal qe ne fillim nuk do te kesh fitime te medha, por ki parasysh qe nje biznes qe vetem mbulon rrogat nuk eshte i suksesshem. Ideale do te ishte te punoje pa e vrare mendjen per fitime dhe shitje, po shumicen e rasteve nuk funksionon keshtu. Duhet te investosh kohe dhe energji per ta shitur produktin qe po krijon.
 

Drishti

Well-known member
Sa here ankohesh per fitimet, te thone qe s'duhet ta vrasesh shume mendjen sepse nese punon me pasion dhe nxjerr nje produkt te mire, leku vjen vete.
Nga eksperienca ime, keta jane njerez qe nuk duan te te thone se si ia kane dale vete, keshtu qe mos i degjo.
Ajo qe nuk kuptoj une eshte se pse duhet te zgjedhesh midis cilesise se produktit dhe maksimizimit te fitimit. Jane dy gjera qe nuk kane pse te jene ne kundershtim me njera-tjetren.
 
Top