Leja e paguar

CoCo

Well-known member
A mund te marre nje punonjes leje te paguar per arsye shendetesore kur ka me pak se 6 muaj pune? A jam e detyruar t'i paguaj rrogen?
 

rashomon

Well-known member
Mesa di unë për punonjësit që nuk kanë kaluar 6 muaj në punë, nuk je e detyruar t'i paguash rrogë
 

Drishti

Well-known member
Po per te marre leje do marre nese eshte per arsye shendetesore. Une e di qe i paguhet 80% e rroges per 14 dite por nuk jam i sigurt per rastin kur ka me pak se 6 muaj pune
 
Në rast se bëhet fjalë për arsye shëndetësore, punonjësi duhet të dorëzoj raportin e paaftësisë së përkohshme në punë, lëshuar kjo e fundit nga mjeku i familjes ose Komisioni Mjekësor. Nëse raport është deri në 14 ditë pushimi, atëherë rroga duhet të paguhet nga punëdhënësi. Nëse zgjat më shumë se 14 ditë, atëherë ditët në vazhdim paguhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Nëse punonjësi ka më shumë se 10 vite sigurime, atëherë paguhet në vlerën 80% të mesatares ditore të pagës neto. Nëse ka më pak se 10 vite atëherë llogaritet me 70%.
 
Top