Leja e daljes per ne pune

meri72

Well-known member
Per kete jave eshte thene qe duhet te aplikosh online per leje daljeje per te bere pazarin, por gjithashtu thuhet se nuk eshte e nevojshme per te marre leje per te shkuar ne pune.

9. Po për të shkuar në pune duhet të aplikoj?
Jo, për të shkuar në punë si këmbesor, nuk nevojitet aplikim për leje.
Une punoj ne nje biznes qe eshte i lejuar te jete i hapur, por pyetja ime eshte qe nese dikush te ndalon rruges, si do te vertetohet qe po shkoj ne pune dhe nuk po dal kot. Ne keto portalet e qeverise nuk ka ndonje leje daljeje per pune si kembesor.
 

hazelnut

Member
Mesa kam vënë re nuk është se ndalojnë shumë njerëz, përveç atyre që duket sikur kanë dalë për shëtitje ose pensionistëve që nuk u lejohet të dalin. Edhe nëse të ndalojnë, nuk të gjobisin nëse u thua që po shkon në punë.

Gjithsesi, mund të marrësh në kompaninë që punon një vërtetim që je punonjës që ta kesh për siguri. Nuk jam e sigurt që funksionon, po kjo është një zgjidhje e disa bizneseve që njoh.
 

dr. dollari

Active member
Shume nga keto masa besoj se jane me teper per efekt frike se sa me gjoba konkrete. I kam kaluar policise perpara disa here keto dite dhe asnjehere nuk me ndaluan.
 

Drishti

Well-known member
Disa biznese cojne listen e punonjesve te policia dhe marrin nje dokument te vulosur per levizjen ne oraret e punes. Nuk e di saktesisht si funksionon se nuk kam pare ndonje mundesi per te aplikuar online. Ndoshta duhet te interesohesh personalisht te policia.
 
Mjafton të keni një vërtetim që jeni në punë dhe kartën e identiteti me vete dhe çdo gjë është në rregull. Nuk ka akoma një vendim për lejen e personave që lëvizin për arsye pune, por këto janë dokumentet që policia kërkon për verifikim në rrugë.

Nëse transporti i punonjësve organizohet nga kompania atëherë është ajo që nxjerr lejen e lëvizjes së punonjësve.
 
Top