Legalizimi i kanabisit

Jeni pro apo kundër

  • Pro

    Vota: 9 64,3%
  • Kundër

    Vota: 5 35,7%

  • Numri i votuesve
    14

kafkaesque

Well-known member
Shumë shtete në Europë e kanë të ligjshëm përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore përfshi këtu edhe Maqedoninë dhe Greqinë, kurse Kanadaja e ka plotësisht të ligjshëm blerjen dhe konsumimin. Mendoni se edhe ne duhet të ndjekim këtë metodë për të shtuar të ardhurat në buxhetin e shtetit? Për mendimin tim pavarësisht se jemi një popull akoma shumë tradicionalë dhe konservatorë në mendime, shumica e njerëzve do ishin pro të paktën për të ulur varfërinë dhe papunësinë ose të paktën kjo është mënyra si e shoh unë.
 

name of the rose

Well-known member
Besoj që do të abuzohej me këtë ligj, në shtetet ku është lejuar ka një kulturë tjetër. Marijuana dihet që është porta për droga më të rënda dhe ne shqiptarët kemi rënë në kontakt me të vetëm dekadat e fundit, ndërkohë që në shtete si Kanadaja, Amerika, Hollanda, të rinjtë janë më të mësuar me përdorimin e moderuar të saj.
 

Bledar

Well-known member
Studimet tregojne se marijuana eshte me pak e demshme se nikotina, gjithashtu ne vendet qe e kane lejuar nuk ka ndodhur ndonje hata. Nuk besoj qe ne Shqiperi te lejohet se shpejti, por do te ishte ide e mire sikur te ndodhte
 

oaky

Well-known member
Po ca i keni keto ide?? Edhe kjo ju duhet shqiptareve, ta kene gjithandej kanabisin, nuk shihni te punoni ndershmerisht
 

alkimisti

Well-known member
Po me ata qe jane tashme ne burg per shkak te tregtimit apo perdorimit te marijuanes, cfare do te ndodhe? Me kete logjike, jo vetem qe do te duhet te dalin nga burgu por duhet edhe t'ju paguhet demshperblim
 

rashomon

Well-known member
Më duket shumë kontradiktore që shteti ngeli duke thënë që duhet të investojmë në bujqësi po nuk legalizon kanabisin ?
Po me ata qe jane tashme ne burg per shkak te tregtimit apo perdorimit te marijuanes, cfare do te ndodhe? Me kete logjike, jo vetem qe do te duhet te dalin nga burgu por duhet edhe t'ju paguhet demshperblim
Me këtë logjikë është edhe një nga kandidatët për president në Amerikë, po duke qenë se në Shqipëri s'kanë marrë akoma dëmshpërblim të persekutuarit e komunizmit nuk ma merr mendja të ndodhë për ndonjë tjetër.

Gjithsesi, s'besoj që të na lërë BE që ta legalizojmë dhe gjithashtu konservatorët dhe tradicionalët që përmend @kafkaesque nuk do të votonin një politikan që thotë që do të legalizojë kanabisin. Më duket si një mundësi shumë e largët, por ia vlen të flitet që ta afrojmë pak më shumë në kohë ;)
 

ervin89

Active member
Me mbylljen e kazinove dhe llotove nuk ia vlen ta hedhim kete ceshtje per diskutim si gje te mundshme por po te me pyesnin mua do votoja kunder sepse nuk me duket kjo si rruge shpetimi nga kriza. As Greqine dhe Maqedonine nuk do t'i merrja si shembull.
 

Drishti

Well-known member
Nje vrime ne uje me duket kjo qe kanabisi do te ndihmoje ekonomine. Nuk kemi as infrastrukturen dhe as kulturen per ta bere dege te zhvillimit ekonomik. Per me teper nuk kemi nje shtet mjaftueshem te forte per te mos lejuar qe te abuzohet.
konservatorët dhe tradicionalët që përmend @kafkaesque nuk do të votonin një politikan që thotë që do të legalizojë kanabisin
Dhe kjo duhet marre parasysh. Te kujtojme qe vite me pare kur u propozua te legalizoheshin martesat ndermjet te njejtes gjini, nuk e mori askush seriozisht pervec fanatikeve qe dolen kundra. Nuk jemi akoma si popull gati per te tilla ligje
 

kafkaesque

Well-known member
Greqine dhe Maqedonine nuk do t'i merrja si shembull.
Po Kanadanë?
në shtete si Kanadaja, Amerika, Hollanda, të rinjtë janë më të mësuar me përdorimin e moderuar të saj.
Ke sa të duash të rinj rrugëve të Amerikës e Kanadasë që kanë rrënuar veten nga ky ves.
nuk kemi nje shtet mjaftueshem te forte per te mos lejuar qe te abuzohet.
Shteti nuk është dadoja jote dhe fakti që droga të tilla janë të paligjshme nuk i ka penguar shumë të tjerë të abuzojnë.
 

Waldo

Well-known member
Shume pro madje. Sa me pak gjera te kete ne dore shteti, aq me mire eshte per popullin. Dikur edhe pijet alkoolike kane qene te ndaluara dhe shume gjera te tjera qe tani duken absurde.
 

feline

Well-known member
Nuk sjell ndonjë dobi për ata që janë duke përfituar tani nga paligjshmëria e saj, kështu që nuk ka për tu legalizuar, por nëse do ishte në dorën time do ta bëja.
 

Dhurata

Well-known member
Mendoj se kanabis duhet legalizuar. Debati në lidhje me kanabis-in dhe legalizimin e prostitucionit do të ketë gjithmonë persona pro dhe kundër, nuk mund të biem dakord të gjithë.

Unë mendoj që duhen legalizuar të dyja në fakt. Në Shqipëri kush dëshiron të konsumojë kanabis e bën, nuk e ndalon askush vetëm e bën fshehurazi. I vetmi ndryshim është që me legalizimin e tij (veç përfitimeve që do ketë ekonomia e vendit), personat që e konsumojnë fshehur do ta konsumojnë hapur. Madje unë mendoj se është ajo fshehtësia që i tërheq të rinjtë drejt kanabis dhe në momentin kur situata të ndryshojë dhe të lejohen ta konsumojnë, ata do të largohen prej kanabis (jo të gjithë sigurisht). E njëjta logjikë dhe për prostitucionin.
 
Top