Laptop apo desktop

rashomon

Well-known member
Ka ardhur koha të bëj një zëvendësim të kompjuterave të zyrës. Të gjithë janë desktop, përveç një laptopi që e mbajmë për raste kur duhet të punojmë jashtë zyrës. Nuk kam qenë ndonjëherë fans i laptopëve, por duke qenë se në këtë kohë mund të na duhet të punojmë nga shtëpia përsëri, po mendoja nëse është më mirë që punonjësit të kenë pajisje që mund t'i marrin me vete.

Problemi kryesor që kam me laptopët është që për parametrat që kërkoj, janë shumë të shtrenjtë në krahasim me një desktop. Por, siç thashë, nëse do të detyrohemi të punojmë nga zyra sërish, është shumë më e lehtë të organizoj punonjësit, nëse po punojnë me të njëjtën pajisje si në zyrë. Mendoni se duhet të marr laptopë kësaj radhe apo të vazhdoj me desktop?
 
stark

Well-known member
Kur bleva fillimisht pajisjet e zyres, pyeta punonjesit se cfare preferonin dhe shumica thane laptope, pikerisht per arsyen se mund ta marrin edhe ne shtepi. E vertete qe jane me te kushtueshem, por besoj se te zgjidhin me shume pune kur duhet te punosh edhe nga shtepia.
 
Në fakt mendoj se nëse do të detyrohesh të punosh nga shtëpia mund të zhvendosësh kompjuterat e zyrës në shtëpitë e punonjësve të tu. Punonjësit të cilët duhet me patjetër të punojnë në zyra, mund të vijnë duke respektuar rregullat. Kjo mënyrë është më pak e kushtueshme dhe për çdo rast që kompjuteri te shtëpitë e secilit dëmtohet, janë ata përgjegjës.
 
SH 1703

Fjal pak, pune shume
Te keshilloj laptop plus ne zyre te lidhen me monitoret , tastieren dhe miun qe ke! Ja vlen sidomos tani qe puna nga shtepia vjen dhe po shtohet.
 
$hrek

Active member
E kam veshtire te punoj me laptop per shkak te mungeses se mouse-it dhe tastieres se vogel. Me thone qe t'i vendos mouse dhe tastiere tjeter, po c'kuptim ka pastaj, me mire ta marresh desktop.

Por per te punuar nga shtepia, nuk ke zgjidhje tjeter. E kam provuar kete metoden e zhvendosjes te tere kompjuterit ne shtepi dhe eshte stres me vete. Plus, qe nuk realizohet kur punon here ne shtepi dhe here ne pune. Nga ana tjeter, kur u jep laptope, punonjesit fillojne e perdorin si pajisje personale. Me duhej nje here qe t'i jepja laptopin e nje punonjesi nje tjetri dhe m'u desh pothuajse nje dite qe ta pastroja.
 
Jam dakort me pjesën që zhvendosja është stres, por sipas ekspertëve kjo gjendje do të vazhdojë deri në daljen e një vaksine. Unë mendoj se deri në atë moment, i cili pritet të zgjasë dhe një vit, do të ishte mirë që pjesa më e madhe e punonjësve të punonin nga shtëpia për të mos rrezikuar shëndetin dhe sigurisht që puna mos ndërpritet.
Pastaj, procesi i pastrimit të laptopëve është më pak i kushtueshëm se blerja e laptopëve të rinj dhe në këtë kohë shqetësimi parësor i bizneseve është ana ekonomike.
 
Top