Ladri di biciclette

jubei

Well-known member
Më vodhën biçikletën, dhe tani dua ta "parkoj" (biçikletën e re) tek një shtyllë drite, e cila ndodhet 2 metra përpara hyrjes së një lokali.

Pronari i lokalit ndërkohë ka vendosur anash shtyllës 2 vazo të mëdha, me qëllim pikërisht që të mos parkojë njëri biçikletën aty. E di se kemi bërë llafe për këtë punë më parë.

Desha të di nëse është e ligjshme të vendosësh në këtë mënyrë sende të tilla pranë shtyllave të dritës/korendit, apo në çfarëdolloj hapësire publike, siç është ky trotuari. Jam 99% i sigurt që nuk ka leje.

Di njëri?
 
Është e lejueshme nëse biznesi është i pajisur me lejen përkatëse, për zënien e hapësirës publike, e cila është kundrejt një pagese. Në të kundërt ka masa ndëshkuese ndaj këtij biznesi.
 

dr. dollari

Well-known member
Degjova qe policia ka kapur nje bande hajdutesh biciketash ne Tirane. Nese degjova mire kishin 85 bicikleta. Shko njehere se mos eshte bicikleta jote atje.
 

rashomon

Well-known member
Nuk kanë lënë as edhe ato pak trotuare që kemi pa vënë karrike dhe tavolina, tani po zikan dhe shtyllat. Ato janë hapësira publike, normal që duhet të kesh leje të vendosësh gjëra. Plus, vras mendjen se çfarë pune i prish biçikleta? :unsure:
 

CoCo

Well-known member
Besoj se ke te drejte t'i kerkosh qe t'i heqe shtyllat, por nuk do te te keshilloja qe ta lije bicikleten ne nje shtylle jashte, sidomos meqe njehere ta kane vjedhur. Di raste qe ua kane vjedhur njerezve bicikleten brenda ne oborr, jo me te lene jashte.
 

jubei

Well-known member
Përditësim:

1. Biçikletën nuk e kam gjetur akoma, dhe vendosa të blej një biçikletë të re. Vajta edhe te policia, ku kishte biçikleta të vjedhura pa fund. Nëse të kishin vjedhur një biçikletë që përputhej me një tjetër, ndoshta edhe mund ta merrje pavarësisht se nuk ishte e jotja.

2. Thirra bashkinë për këtë punën e shtyllës, dhe erdhën e liruan vendin. Për kë thotë që nuk ka shtet.
 
Top